Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Timonieri më i vetmuar se kurrë

Lapsi.al 28 August 2017
Timonieri më i vetmuar se kurrë

Qeveria e saposhpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat. Atë tashmë nuk ka kush e mbron. Kjo duket qartë si nga emrat e atyre që shkëlqejnë me mungesën e tyre dhe po aq nga ata që nuk bëjnë dot hije mbi postin që kanë marrë.

Po t'i shqyrtojmë me radhë. Në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti "policinë që deshëm", Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e "shëndetësisë falas", Ilir Beqes. Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxorri as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës. Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën. 

Kryeministri kërkon t'u faturojë ish vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarërt deri në palcë. Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunur mesazhin se për to, faji ishte i ish vartësve të tij.

 Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke u faturuar atyre dështimet e qeverisjes. 

Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.
Edhe kur u doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin. 

Në këtë kuptim, fabula e Tahirit sot, nuk është e ndryshme nga ajo e Blendi Gonxhes dje, njësoj si ajo e Ilir Beqes, në qeveri, nuk ndryshon nga ajo e Artan Lames në bashki. Qëllimi është i njëjtë: udhëheqësi nuk ka pasur djeni për mëkatet që kanë bërë ish vartësit e tij.

Në pamje të parë kjo duket si një manovër që të lejon ta kalosh lumin pasi s'ke më nevojë për kalin. Fillimisht ajo mund të krijojë imazhin e një lideri të pastër, të tradhëtuar në qëllimet e tij nga ata që ka poshtë vetes. 

Por, ky truk momental, vështirë se mund të sigurojë efekt afatgjatë. Sepse personazhe si Tahiri apo Beqja, vërtet i morën mbi supe të gjitha zezonat e qeverisjes së Ramës, por për katër vite me radhë, herë me mashtrime diabolike dhe herë me sinqeritet naiv, ata i vunë gjoksin mëkateve për të cilat akuzoheshin. Ish ministri i Brendshëm, ishte i gatshëm të bënte harakiri, qoftë në parlament, qoftë në studiot televizive, për t'u përballur me ata që e akuzonin. Edhe homologu i tij i Shëndetësisë, i vuri gjoksin çdo konçesioni të jashtëligjshëm të dhënë me urdhër të Ramës dhe u përfshi në beteja epike për të mbrojtur vendimet e shefit të vet.

Mirë apo keq, ky lloj profili që shpërndante përgjegjësinë e qeverisjes do t'i mungojë kabinetit Rama 2. 

Dhe këtu vimë te emrat e shpallur të dielën. 

Asnjëra nga tre rrymat që përbëjnë skuadrën e re nuk mund ta luajë më këtë rrol. 

E para është ajo e ish PS-së së Nanos që rikthehet pas kaq kohësh në qeverisje. Por, as Pandeli Majko që ka marrë një post nga ato që Hoxha i jepte baba Fajës apo babë Myslymit, dhe as Fatmir Xhafa, nuk kanë treguar ndonjëherë se janë të gatshëm të riskojnë nga reputacioni i tyre në emër të ekipit. Si dy politikanë të një shkolle tjetër, që kanë ditur t'u rezistojnë shumë tallazeve, ata janë të mbrujtur me besimin se sakrifica e tepruar nuk shpërblehet kurrë në politikë. Nëse ka një kredo me të cilën ata janë futur në këtë kabinet është se nuk duhet të vënë kurrë dorën në zjarr për Edi Ramën.

Pak a shumë i të njëjtit profil është edhe grupimi i dytë i ministrave të katapultuar nga njëra qeveri tek tjetra si Gjiknuri, Ahmetaj dhe Klosi. Gjatë gjithë mandatit të kaluar, kur kulmin e debatit të flaktë e kanë shpenzuar në ndonjë replikë kundër Blushit, ata më shumë janë përpjekur t'a mbajnë mirë me Metën dhe të neutralizojnë sulmet e opozitës, sesa të evidentohen si gladiatorë politikë.

Sa për grupimin e tretë, atë të çupulinave që shefin e shohin si princin e kaltër, ndërsa Berishën e njohin si gogolin që po u doli përpara duhet të ndryshojnë rrugën, as që mund të imagjinohet mbajtja e ndonjë peshe politike.

Pikërisht për këto arsye, ndonëse sot duket më i fortë se kurrë, Edi Rama me këtë qeveri, sapo ka hapur siparin e konsumimit të tij të pandalshëm.  

Ai bëri një fushatë elektorale duke kërkuar timonin i vetëm dhe mori personalisht përsipër mbajtjen e përgjegjësisë për të gjithë qeverisjen. Por këtë të dielë, ai shpalli edhe një kabinet, ku nuk gjendet për be, as edhe një karakter i fortë, as edhe një luftëtar betejash politike, as edhe një anëtar i gatshëm të sakrifikojë nga vetja në emër të të tërës. 

Nga sot, ai është komandanti i fuqishëm i një ushtrie pa gjeneralë dhe më i pambrojtur se kurrë prej të gjitha shigjetave, goditjeve dhe sulmeve që do t'i vijnë nga të gjitha anët. 

Nga sot, ai ka hyrë në fazën e pashmangshme të të gjithë atyre që dëshira e papërballueshme për pushtetin absolut, i bën të krisin themelet që e mbajnë atë në këmbë. (Lapsi.al) 

Të këshilluara

Si mund të mbijetojnë PD dhe LSI

Dy shkrimet e fundit ia kam dedikuar analizës së të kaluarës dhe të ardhmes së dy partive opozitare më të votuara në vend: PD-së dhe LSI-së. Në këto shkrime, më...

17:42

Basha e ka edhe një mundësi

Me gjasë Lulzim Basha u kthye nga pushimet aq të nevojshme, si për mendjen, aq për trupin pas shkulmesh, të cilat pa mëshirë ranë mbi të, pa ia hequr një ashkël...

16:13

Një raport që fsheh vjedhjen e madhe

Raporti i ministrave të dorëhequr të opozitës po tenton të krijojë një zhurmë të kotë rreth vjedhjes së zgjedhjeve, për të justifikuar në një farë mënyre humbje...

09:38

Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës

Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas kë...

10:04

Pse Vuçiç po tregohet "realist" me Kosovën?

Kosova i shkëputi lidhjet me Serbinë më 1991 si kundërpërgjigje ndaj represionit drakonik të Slobodan Millosheviqit. Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë të Kosovë...

06:27

Si do të përfundojë LSI?

Ilir Meta e ka pasur një talent si politikan, që e veçonte nga bashkëmoshatarët që i hynë politikës pas viteve ‘90. Ai ishte edhe i ngjashëm me liderë si Berish...

12:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI