Flash

Panuçi largon Cikalleshin nga kombëtarja: Nuk mund të bëhet siç do ai

Lapsi.al 28 August 2017
Panuçi largon Cikalleshin nga kombëtarja: Nuk mund të

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin e tij të parë me kuqezinjtë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Në një konferencë për mediat ai ka dhënë sqarime për listën e publikuar që ditën e premte dhe për mungesat në të. Trajneri italian tha se në listën me 24 lojtarë do të ketë një ndryshim pasi Sokol Cikalleshi nuk do të pranohet për këto 2 ndeshje të radhës. Shkak është bërë kërkesa e tij për të ardhur me vonesë në grumbullim për shkak të firmosje së një kontrate me një klub. 
“Në fillim ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare. Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë dhe të gjithë duhet ti respektojmë. E rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur. Nuk i lejoj askujt të bëjë siç do” - tha trajneri. 
“Mendoj se për të ardhur në kombëtare do çohesha edhe në 2 të mëngjesit. Pa respektuar rregullat është e kotë të mendosh për të fituar ndeshjet. Nëse Ajeti zgjohet në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën, nuk mund t’i them dikujt çohu-çohu. Grumbullimi do të nisë në 12 për të gjithë. Përjashtim bëjnë Kukeli dhe Abrashi, të cilët për shkak të linjave ajrore nuk do vijnë në 12, por në 3. Kombëtarja është shumë e rëndësishme. Dëshirë vullnet dhe krenari” – e mbyll trajneri çështjen./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI