Flash

E bujshme/ PSG zyrtarizon Mbappé për 180 milion euro

Lapsi.al 27 August 2017
E bujshme/ PSG zyrtarizon Mbappé për 180 milion euro

Paris Saint-Germain arrin marrëveshjen me Monaco për të marrë fillimisht në forme borxhi sulmuesin Kylian Mbappé për një tjetër shumë katastrofike. 180 milionë euro plus bonuset do të derdhen në arkat e klubit të principatës nga klubi parizien pas plotësimit të disa kushteve. Gjithsesi PSG duhet ende të bindë UEFA-n se ka respektuar rregullat e fair play financiar pas marrjes së Neymar për 222 milionë euro. PSG e mbylli në vend të dytë pas Monaco sezonin e shkuar të Ligue 1. Kjo është një nga shumat më të mëdha të dhëna për një 18-vjeçar./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI