Flash

Historike! Skënderbeu për herë të dytë në grupet e Europa League

Lapsi.al 24 August 2017
Historike! Skënderbeu për herë të dytë në grupet e

Historike! Skënderbeu bëhet klubi i parë shqiptar që kalon 4 ture në Europa League dhe shkon në grupet e këtij kompeticioni. Skënderbeu luajti në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të “Play-off”-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit. Klubi korçar përfiton tashmë 3.3 milionë euro nga UEFA ndrysa lojtarët do të marrin 200 mijë euro shpërblim. Pasi barazoi javën e parë 1-1 në “Maksimir”, edhe në shtëpi skuadra korçare barazon 0-0, dhe me gol në fushën kundërshtare kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.

Ndeshja

Të besuarit e Ilir Dajës tregohen të rrezikshëm në minutën e 6-të me Liridon Latifin, duke drithëruar kroatët. Ylli i korçarëve synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Dinamos devijon me vështirësi. Më pas vendësit vazhdojnë të luajnë mirë, duke mos u vënë në asnjë moment në rrezik nga kundërshtari. Me pjesën e parë të mbyllur 0-0 Skënderbeu e sheh veten në fazën e grupeve. Në pjesën e dytë në të 52’ Shehi shpëton korçarët, duke pritur gjuajtjen e Olmo. Për Skënderbeun, Soue ka rastin më të mirë të shënojë, por i vetëm përballë portierit kroat nuk gjuan si duhet. Në të 78’ çdo gjë ndërlikohet për bardhekuqtë, pasi mbeten me dhjetë lojtarë. Nimanga ndëshkohet me karton të kuq. Por me Shehin në krye bardhekuqtë tregohen heroik, duke mos pësuar gol dhe arrijnë për të dytën herë në grupe. 

Festa

Pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena” ka filluar festa e merituar e korçarëve, të cilët janë përshëndetur me të gjithë tifozët e pranishëm duke bërë xhiron e nderit në stadium. Ndërsa futbollistët shqiptarëve gëzoheshin, për ata të Dinamos së Zagrebit ka filluar “gjyqi’, nga tifozët e pranishëm kroatë të cilët kanë pasur kontestime të shumta ndaj lojtarëve.

 

Të këshilluara

Zyrtare/ UEFA shpall sulmuesin e vitit

UEFA ka përzgjedhur sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo si sulmuesin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve. Duke tërhequr çmimin e tij, Ronaldo tha...

16:48

Zyrtare/ UEFA shpall mesfushorin e vitit

UEFA ka përzgjedhur mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric si mesfushorin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve. Modric për të fituar këtë çmim ka mposhtu...

16:45

UEFA shpall portierin e vitit

UEFA ka përzgjedhur portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon si portierin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve. Buffon që me Juventusin pranoi vetëm 7 gola...

16:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI