Flash

Rrëfehet Duka: Çfarë po ndodh me Skënderbeun, Partizanin dhe ...Panuçin

Lapsi.al 22 August 2017
Rrëfehet Duka: Çfarë po ndodh me Skënderbeun, Partizanin

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, sa i përket atij vendas por edhe të përfaqësueses, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel ka bërë një përmbledhje të situatës.
Ringritja e madhe e Skënderbeut në Europë, pas ndëshkimeve nga UEFA, por edhe nga FSHF, duket se i ka bërë korçarët nga skuadra që njollosi futbollin tonë, në atë të krenarisë së futbollit shqiptar, për momentin.
“Janë bërë si Italia pas Calciopolit, që u shpall kampione bote. Edhe Skënderbeu po korr suksese të mëdha në Europë. Tani kanë një ndeshje jashtëzakonisht shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit, pasi nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë. I mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur”, deklaron Armand Duka.
Pasi ka sqaruar edhe një herë se, spostimi i fillimit të Superiores ishte një vendim i klubeve, presidenti Duka hedh dritë mbi atë çfarë po bëhet sa i përket titullit kampion të sezonit 2015-2016, që iu hoq Skënderbeut dhe nuk iu dha Partizanit.
“Presim vendimin e CAS-it, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës së FSHF-së, apo do të ketë ndonjë vendim më të thelluar për Skënderbeun. Pas këtij vendimi dhe arsyetimit të tij, më pas do të jenë komisionet e Federatës që vendosin se çfarë do të bëhet me titullin e atij kampionati”, deklaroi Duka.
Ndërkohë, në fundin e këtij muaji fillon edhe aventura e Panuccit në stolin kuqezi, me dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit në “Elbasan Arena” më 2 shtator, si dhe ndaj Maqedonisë në Strumicë më 5 shtator.
“Duhet që të gjithë ne ta mbështesim dhe ta ndihmojmë. Patjetër që ai është i ri në këtë ambient, në këtë skuadër, pavarësisht se ka shumë eksperiencë në botën e futbollit. Por e gjithë skuadra duhet ta mbështesë maksimalisht për të arritur objektivin. Na duhen 6 pikë në këto dy ndeshje për Shqipërinë, jo për Panuccin”, u shpreh Duka.
Ndeshja e dytë, ajo me Maqedoninë duket edhe më problematikja, jo vetëm në aspektin sportiv. Spostimi i këtij takimi në Strumicë është një vendim që nuk kapërdihet lehtë nga FSHF-ja.
“Spostimi i ndeshjes në Strumicë nga pala maqedonase, nuk besoj se ka qenë ndonjë tendencë negative kundër nesh. Por paaftësi e tyre për të organizuar dhe siguruar një ndeshje në një stadium të madh, siç është ai i Shkupit. Ne duhet ta lexojmë më tepër si me efekt superioriteti, e jo inferioriteti, vendimin për spostimin e ndeshjes dhe kjo duhet të na çojë drejt fitores”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Në muajin shtator, UEFA do të shpallë edhe stadiumin fitues, ku do të luhet finalja e Superkupës së Europës për vitin 2019, ku edhe Shqipëria ka mundësitë e saj.
“Për të qenë objektiv, nga 9 kandidatë mundësitë e Shqipërisë janë diku te 11.5% për të fituar, sepse janë të gjithë të barabartë për të fituar. Nuk mund të themi se ne jemi absolutisht më pretendentë sesa Franca apo Turqia, apo ndonjë shtet tjetër, gjithsesi jemi konkurrentë për të zhvilluar këtë finale”, përfundoi intervistën Armand Duka.
/ Top Channel 

Të këshilluara

Gjykata vendos për Hysaj, do të mungojë...

Gjykata sportive e Ligës kombëtare të Serie A ka marrë vendimet në fund të javës së parë. Kjo gjykatë ka dhënë vendimin për mbrojtësin e Napolit, shqiptarin ...

19:04

VIDEO/ Tripletë e Interit ndaj Fiorentinës

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A. Djemtë e Luciano Spallettit triumfuan 3-0 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e zhvilluar në “Giuseppe...

20:55

VIDEO/ Shikoni 3 golat e Milanit ndaj Crotone

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A me një fitore 3-0 ndaj një rivali modest si Crotone. Franck Yannick Kessie (6’), Patrick Cutrone...

20:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI