Flash

Gjermania reagon ashpër ndaj Erdogan/ Kërkon kontroll të rreptë të xhamive

Lapsi.al 22 August 2017
Gjermania reagon ashpër ndaj Erdogan/ Kërkon kontroll të

Ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë kërkuan sot një kontroll më të fortë për xhamitë që transmetonin “propagandën” e presidentit turk, episodi i fundit i një krize gjermano-turke që po përkeqësohet që prej disa muajsh.

“Ne duhet të kujdesemi që komunitetet myslimane të Gjermanisë të mos influencohen nga presidenti Erdogan. Në asnjë rast nuk mund të tolerojmë shoqëritë paralele apo edhe kundërshoqëritë.” - shkruan ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel dhe i Drejtësisë Heiko Maas, në një artikull të “Spiegel”.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që shfaqin organizatat shtetërore të Erdogan në Gjermani”,- sipas dy zyrtarëve social-demokratë, të cilët kërkojnë që Gjermania të mbrojë njerëzit që ngrihen kundër luftës kulturore dhe propagandës së Erdogan.

Kjo thirrje erdhi pasi Erdogan u kishte kërkuar turqve gjermanë të mos votonin për tre partië e mëdha në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, mes të cilave SPD dhe Unioni Kristian-Demokrat, që janë sipas tij armiq të Turqisë.

Gjermania ka diasporën më të madhe turke me rreth tre milionë persona. Numri i xhamive të tyre apo komuniteteve fetare drejtohet nga Ministria turke për Çështjet Fetare nëpërmjet organizatës së saj Ditib, që dërgon imamë në Gjermani. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI