Flash

Donald Trump shkarkon Stephen Bannon, personin që e ndihmoi të fitonte zgjedhjet

Lapsi.al 18 August 2017
Donald Trump shkarkon Stephen Bannon, personin që e ndihmoi të fitonte

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Bannon është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Të premten Presidenti Donald Trump u tha zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë se kishte vendosur ta shkarkonte nga puna kryestrategun e tij, Steve Bannon, i cili ka qenë figura më e debatuar e administratës së tij në këta 6 muaj.

Bannon, i cili njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje, gjatë këtyre muajve thuhet se kishte patur kortradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit.

Disa mbështetës të Trump i kishin bërë thirrje atij që ta shkarkonte Bannon.

Steve Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak, tha se ai është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregëtinë në kuadër të motos “Amerika e para”.

Këto pikëpamje kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë të favorizojnë përpjekjet ekzistuese që vënë theksin tek bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Gjatë një konference shtypi mbajtur këtë javë, presidenti Trump e vlerësoi Bannon si një “person të mirë” dhe jo-racist, por ai shtoi se “mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të”.

Sipas gazetës The New York Times, Bannon ka këmbëngulur se largimi nga Shtëpia e Bardhë kishte qenë ide e tij dhe se ai ja kishte paraqitur dorëheqjen Presidentit 11 ditë më parë, me synimin që ajo të bëhej e njohur në fillim të kësaj jave. Por njoftimi u vonua, pas protestave të dhunshme në Sharlotsville të Virxhinias.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI