Flash

Analiza/Trump po vesh një kostum racist

Lapsi.al 16 August 2017
Analiza/Trump po vesh një kostum racist

Donald Trump është vënë edhe njëherë në qendër të polemikave pas postimeve në Twiter dhe deklaratave të tij të buta ndaj grupimeve raciste, naziste dhe të "bardhëve superiorë" pas manifestimeve të të cilëve mbeti e vdekur një vazë e re dhe u plagosën rreth 20 të tjerë. Deklaratat e Trump u bënë pas përleshjeve të së shtunës së shkuar në Charlottesvilles të Virxhinisë. Ajo që ndodhi ishte tragjike. Këtë ditë krahu më ekstrem dhe racist i së djathtës amerikane së bashku me antarë të Ku Klux Klanit të armatosur rëndë pas disa ditësh proteste vendosë të bëjnë një demostrim force në Charlottesville. Preteksti ishte ruajtja e statujës së Robert E. Lee, një heroi jugor të luftës civile që bashki kishte vendosur ta hiqte.

La statue d’un soldat confédéré après qu’elle a été déboulonnée, à Durham (Caroline du Nord), le 15 août.Statuja e rrezuar pas protestave  e Robert E. Lee 
Por kjo turmë, e cila ndihet e inkurajuar pas zgjedhjes së Trump në presidencë- sic shkruan në editorialin e saj gazeta franceze Le monde - pas një përplasjeje të fortë me militantët antiracistë, prodhoi një tragjedi. Një manifestues i ektremit të djathtë hyri me makinë në turmë duke vrarë një grua të re dhe duke plagosur rreth 20 manifestues të tjerë. 
Por përpos kësaj fatkeqësie një pjesë e mirë e amerikanëve kanë mbetur të tronditur nga qëndrimi që mbajti presidenti i tyre. në fillim menjëherë pas ngjarjes Donald Trump postoi në Twiter një mesazh ku fajësonte disa palë. Por një mesazh i dytë nga kulla e tij në New York qe dhe më i fortë. Presidenti gjykonte se "gabimet qenë të dy anshme" duke vënë shenjën e barazimit mes grupimeve ekstremiste dhe Ku Klux Klanit nga një anë dhe manifestuesve antiracistë në krahun tjetër. 

Devant la Trump Tower, à New York, le 15 août 2017. Le nombre 45 barré et évoquant la croix gammée est une référence au 45e président des Etats-Unis, Donald Trump.Foto e manifestimeve anti Trump ku kryqi i thyer formohet me numrin 45 si numri i presidentit te 45 te ShBA Trump
Dhe pikërisht kjo qasje është sipas editorialit të gazetës Le monde një provokim i pa precedent. "Ai u zgjodh duke lundruar mbi emocionet e supremacisë të të bardhëve që nuk e durojnë dot një amerikë gjithnjë e më shumë multietnike. Dhe ai po vazhdon të përdorë të njëjtat mjete për të qeverisur vendin" shkruan e përditshmja franceze e lexuar nga lapsi.al. Por konkluzioni i Le Monde është i hidhur: "Ai kujton se e ka mirë, por në fakt po bën shumë keq" është konkluzioni i editorialit të gazetës franceze të referencës. (Lapsi.al) 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI