Flash

Lufta e Duertes kundër drogës përgjak Filipinet, 21 ekzekutime brenda një dite

Lapsi.al 15 August 2017
Lufta e Duertes kundër drogës përgjak Filipinet, 21 ekzekutime

Politika agresive e luftës kundër drogës e Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duerte, vazhdon të njollosë rrugët e vendit me gjakun e shpërndarësve ose poseduesve të lëndëve narkotike.

21 persona të akuzuar për krime lidhur me drogën u vranë gjatë 24 orëve të fundit në Filipine.

Kjo betejë u nis nga Presidenti Rodrigo Duterte, në korrik të vitit të kaluar. Ai erdhi në pushtet me premtimin se do të zhdukte përfundimisht fenomenin e drogës në Filipine, e cilësuar si plaga më e madhe sociale e këtij vendi.

Ky aksion vjen pas një sërë operacionesh antidrogë, të zhvilluara në pjesë të ndryshme të provincës së Bulacan.

Me ultimatumin për të dorëzuar drogën ose ndryshe ekzekutohesh, Duerte është kthyer në shënjestër nga liderët e fuqive të mëdha botërore dhe organizatave të të drejtave të njeriut. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI