Flash

Këmbanat e ‘Big Ben’ do të heshtin për vite pasi …

Lapsi.al 14 August 2017
Këmbanat e ‘Big Ben’ do të heshtin për vite pasi

Kambana e famshme e “Big Ben”-it do të heshtë duke filluar nga java e ardhshme e deri në vitin 2021, kjo me qëllim që të mund të bëhen punime restaurimi.

Kambana do të bjerë për të fundit herë mesnatën e së hënës, para se gjithçka të ndalet, e ora bashkë me kullën të restaurohen. Kambana e madhe ka rënë për çdo orë për 157 vite.

Herën e fundit ajo heshti në vitin 2007 dhe, para saj, nga viti 1983 e deri në 1985-n, kur iu nënshtrua riparimeve.

Autoritetet thanë se ndalimi i “Big Ben”-it, emri që zakonisht përdoret për kullën “Elisabeth” të Pallatit “Westminster”, do të mbrojë punëtorët që do të kryejnë punimet.

Sidoqoftë, kambana do të bjerë për ngjarje të rëndësishme, përfshirë këtu natën e ndërrimit të viteve dhe të dielën e kujtesës. Kujdestari i orës, Steve Jaggs tha se, ndalimi i “Big Ben”-it është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit të restaurimit të kullës.

“Ky projekt, përveçse do t’i japë më shumë jetëgjatësi orës, do të ndihmojë edhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e shtëpisë së saj, kullës Elisabeth”, tha ai.

Kambana e madhe është pjesë e orës së madhe në kullën “Elisabeth”, që njihet gjerësisht si “Big Ben”. Ajo peshon 13.7 tonë, ndërsa kulla “Elisabeth” është 96 metra e lartë. Kulla thuhet se është edhe ndërtesa më e fotografuar në Britaninë e Madhe.

Punime mirëmbajtjeje do të kryhen edhe jashtë ndërtesës, ndërkohë që sipas projektit, kulla do të bëhet më efikase përsa i takon shpenzimit të energjisë. Përveç të tjerash, ora e madhe do të çmontohet dhe do t’i nënshtrohet një procesi pastrimi dhe riparimi. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI