Flash

VIDEO/ Kaka tallet me shokun, por merr “të kuq” nga VAR

Lapsi.al 13 August 2017
VIDEO/ Kaka tallet me shokun, por merr “të kuq” nga VAR

Jashtë loje për të përdorim dhune. Edhe paqësori Kaka është nxjerrë nga loja në minutën e 97-të në sfidën mes New York Red Bulls dhe Orlando. Shkak u bë gjesti i tij duke i vënë duart në fytyrë Collin, njërit prej kundërshtarëve me të cilin kishte njohje të hershme. Një episod që ka ngjallur shumë polemika në SHBA pas vendimit të arbitrit Gonzales pasi u sinjalizua nga VAR. Kaka ndërhyri në mes të një përplasjeje mes lojtarëve dhe në përpjekje për të ulur tensionet bëri shaka me shokun e tij, por sitemi nuk e ka falur. “Ishte shaka” - i thanë të dy arbitrit i cili nuk tërhiqej për vendimin e marrë. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI