Flash

Scaramucci: Trump-in po kërkojnë t’a rrëzojnë në Uashington

Lapsi.al 13 August 2017
Scaramucci: Trump-in po kërkojnë t’a rrëzojnë në

Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga ky post, deklaroi sot se ka njerëz në Uashington që janë duke punuar kundër presidentit Donald Trump.

Sipas Scaramuccit, ka disa elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump.

“Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë,” – u shpreh ai.

“Mendoj se ka elemente brenda Uashingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë duke iu ndihmuar me doemos interesave dhe agjendës së presidentit,” - ka thënë ai.

Scaramucci u shpreh se po punohet për të identifikuar individët dhe se priten të bëhen ndryshime strategjike në Shtëpinë e Bardhë.  

Të këshilluara

Kina ndalon importin e mbeturinave të huaja

Kina dominon tregtinë ndërkombëtare në shumë mallra, por pak më shumë në riciklimin e mbetjeve. Ajo thithi më shumë se gjysmën e eksporteve botërore të mbeturin...

11:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI