Flash

UFC Albania, dy rivalët për titullin kampion përballë njëri tjetrit në konferencë

Lapsi.al 11 August 2017
UFC Albania, dy rivalët për titullin kampion përballë

Konferencat për mediat para një ndeshjeje të UFC janë të famshme në të gjithë botën për tensionin që mbartin në përballjen mes dy rivalëve. Fotoja mes dy sportistëve shoqërohet shpesh me batutat apo sherret që janë të zakonshme para sfidës. Një e tillë do të zhvillohet edhe në Shqipëri, për herë të parë nga

Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA në bashkëpunim me UFC Albania.

Risia e kësaj konference është debutimi i titullit kampion për peshën 75 KG ku në sallë do jenë të pranishëm për pyetjet nga publiku dy protagonistët kryesor të eventit Ermal Hadribeaj dhe Niko Pjetri që më pas më 13 Gusht do të përballen me njëri-tjetrin për këtë titull.

Një tjetër detaj për tu mos humbur është shpallja e kampionit për Kupën ''AGC'' ku Klajdi Metani dhe Kol Ndreca do të provojnë forcat për të vendosur se kush do të shpallet fituesi i kësaj kupe.

Gjithashtu në përfundim të konferencës do të zhvillohet dhe ballafaqimi i shumëpritur i luftëtarëve me njëri-tjetrin.

Konferenca do të zhvillohet ditën e premte ora 18:00 në ambjentet e Tirana International Hotel.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI