Flash

BILANCI/ 20 vjet nga shkatërrimi dhe plaçkitja e objektit të Krrabës ku ruhej thesari i shtetit

Lapsi.al 11 August 2017
BILANCI/ 20 vjet nga shkatërrimi dhe plaçkitja e objektit të

Nga Kastriot Dervishi

Më 13.3.1997 objekti shtetëror në Krrabë të Tiranës ku ruhej thesari i shtetit dhe një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme u plakçit dhe u shkatërrua.

Një dëm i pallogaritshëm iu shkaktua shtetit shqiptar në atë kohë të vështirë, por indiferentizmi i mëvonshëm nuk ishte më i pakët.

I njëjti indiferentizëm vazhdon të jetë njësoj.

Thesari i shtetit ishte krijuar së pari mbi bazën e urdhrit të kryeministrit datë 21.5.1963.

Në atë kohë u krijuan rezerva fondesh në bankënota në degët e Bankës së Shtetit në degët: Berat, Elbasan, Gramsh, Rrëshen, Tepelenë, Durrës.

Në shkurt 1968 u krijuan rezerva të tjera në degët: Korçë, Laç, Burrel, Pukë, Shkodër, Bajram Curri, Vlorë, Skrapar.
Më 12.6.1974 filloi zhvendosja e vlerave monetare por edhe e triskave të luftës në Berat. Ishin gjithsej 3.349 arka të sjella nga degët në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Skrapar.


Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.138, datë 28.6.1974 dhe nr.323, datë 8.10.1976, nr.62, datë 24.2.1981 janë depozituar në thesarin për kohë luftë sasi ari e argjendi.

Në vendimin e dytë spikasin ndër të tjera edhe stoli me gurë diamanti të cilat iu vodhën shtetasve shqiptarë nga komunistët.

Pas lëvizjeve të shumta, në vitin 1992, thesari u vendos në Krrabë. Një vit më vonë u vendos aty në pjesën e jashtme të objektit një pjesë e arkivit të MB-së. inventari i fundit ishte më 27.2.1997.

Objekti u sulmua më 13.3.1997 nga populli i zonës në Krrabës. U shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe u shkatërrua një pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme.

Këtë ditë ka pasur hyrje në objektin ku ruhej thesari, si dhe ka pasur një përpjekje tjetër më 13.4.1997, e cila ka dështuar për shkak të shpërthimit të minës.

-Ari i vendosur gjithsej në 24 arka

1-Gjashtë (6) arka me nga 4.000 copë secila (prerje 1 napolon), gjithsej 24.000 copë. U vodhën 3.998. Humbi 1. Ngelën 20.001 copë.

2-Gjashtëmbëdhjetë (16) arka (prerje 1 lirë osmane), rreth 3.800 copë secila, gjithsej 62.000 copë. U vodhën 39.997. Ngelën 22.002 copë.

3-Një (1) arkë (prerje 5 lirëshe osmane), me 1.200 copë. Nuk u vodh.

4-Një (1) arkë (prerje 10 dollarë), me 1.600 copë. Nuk u vodh.

-Argjendi, i vendosur në 97 arka me nga 20 kg secila. Gjithsej 1940 kg.

Më 20 mars 2000 filloi inventari, i cili mbaroi më 6 prill 2000.

Më 19.5.200 u zhvendos ari dhe më 26.5.2000 jashtë Tiranës u zhvendos argjendi.

Bashkëlidhur foto e njërës prej dhomave ku ruhej thesari në tunel.

Të këshilluara

Fotot e rralla/ Shqipëria në vitin 1900

Një tjetër dëshmi në celuloid vjen mbi Shqipërinë e vitit 1900. Është një koleksion fotografish të vjetra të themeluesit të Muzeut Kombëtar, historianit austria...

06:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI