Flash

Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës

Lapsi.al 10 August 2017
Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e

Humbja dërrmuese e PD-së në 25 qershor,  sëbashku me surprizën e një disfate të pa imagjinueshme për Bashën, i dha fund edhe në miti të ngritur rreth tij. Për katër vite me radhë pezmi i kundërshtarëve të Ramës që shihnin të përforcohej përpara syve të tyre, një kryeministër gjithnjë e më abuzues, gjithnjë e më arrogant dhe gjitnjë e më i korruptuar, filloi të krijojë një profil të pamerituar të liderit të opozitës.

Dalë ngadalë atij i’u harrua fakti që kish qenë ministër i brendëshëm në 21 janar, ministër i jashtëm në periudhën e shitjes së detit, ministër i transporteve në kohën e abuzimeve të rrugës së Bectehlit. Madje, madje, sytë u mbyllën shpejt edhe për mënyrën se ai ishte zgjedhur në krye të PD-së dhe se si pati humbur në zgjedhjet lokale.

Në vend të tyre, gjithnjë më shumë u tentua të vihej në plan të parë, fakti se ai përdorte një gjuhë të ndryshme nga Berisha, se ai mori përsipër betejën sizifiane të dekriminalizimit, se si kryeopozitar u vu në ballë të betejës kundër trafikantëve të hashashit.

Ky vizatim optimist mori trajta edhe më të theksuara, kur me afrimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tentoi të garantonte duke kërkuar falje për gabimet e qverisë Berisha. Ai e bëri këtë për ish të dënuarit politikë, për ish pronarët. Ai shqiptoi fjalën magjike ndjesë për abuzimet me pushtetin dhe për mënyrën se si ishin dhënë koncesionet. Ai shkoi edhe më tej, denoncoi ata që kishin përfituar para duke ndejtur në paradhomën e doktorit, sulmoi oligarkët, u distancua nga pronarët e mediave dhe tregoi me gisht disa personazhe që kishin fituar me kohë neverinë e publikut.

Apogjeu i gjithë kësaj taktike u kurorëzua në tre muajt e çadrës. Aty Lulzim Basha i rriti tonet për këto tema dhe garantoi më shumë të gjithë ata që nuk e duronin dot as autoritarizmin vrastar të Berishës, as estetikën korruptive të Ramës.

Pikërisht këta të fundit, zëra të fuqishëm publikë, intelektualë pa parti, gazetarë me përvojë, filluan të pompojë një profil të Lulit, të ndryshëm nga i babait të tij politik dhe i rivalit të tij aktual.

Nevoja dëshpëruese për të gjetur një alternativë ndaj Ramës, e bëri shumëkënd, të mbylli sytë për atë që ishte në fakt Basha i vërtetë. Askush nuk u lodh t’I kërkojë më shumë garanci, më shumë thellim, dhe më shumë reflektim për ç‘ka kishte bërë dje dhe për ç‘mendonte se do të bënte nesër. Të etur për të krijuar një lider të gjithë nxituan të fabrikojnë njeriun e “republikës së re”. Qoftë me pjesmarrje në çadër, qoftë me qëndrime në studio televizive, qoftë me qëndrime publike, shumica e atyre që nuk donin Edi Ramën, pikturuan një Lulzim që s’ekzistonte.

Me provën e parë me të cilën u përball, negociatat sekrete të 18 majit, ai u zhbë si një kështjellë rëre. Historia e mëpasshme dihet. Futja në një qeveri me Ramën kryeministër, humbja katastrofale në zgjedhje dhe mënyra e turpshme që zgjodhi për të qëndruar në krye të opozitës.

Por, sot disa javë më pas, ne kemi distancën e nevojshme për të kuptuar, se ai që i surprizoi të gjithë nuk qe Luli i vërtetë. Nuk qe Luli që s’kishte guxuar të gjykohej për rrugën e kombit, nuk qe Luli që ishte fshehur në 21 janar, nuk qe Luli që pati rëmbyer dhjetë votat e Tiranës, nuk qe as Luli që mundi me garë fallco Olldashin. Humbja e këtij Luli nuk do çudiste askënd.  

Ajo që krijoi habi, në fakt, ishte tjetër gjë: Qe humbja e thellë që pësoi Basha i propoganduar nga kundërshtarët e Ramës; Qe disfata që pësoi miti i rremë i “republikës së re”, që nuk i rrezistoi dot republikës reale. (lapsi.al)

Të këshilluara

Ku po shkon PD-ja?

Zgjedhjet në Shqipëri nuk sollën ndonjë rezultat të papandehur. Të gjithë ata që e përcjellin me vëmendje politikën e Tiranës e dinin këtë gjë, madje pa patur n...

09:21

Unë nuk do të iki nga Shqipëria

Më pyesin shpesh "'pse u ktheve në Shqipëri?" por edhe "pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara", meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I...

08:54

A është popull Edi Rama?

Sikur të mos iu mjaftonte i nxehti përvëlues i kësaj stine, shqiptarëve u duhet të durojnë edhe një stinë të shpifur politike, të cilën mendonin se e kishin kap...

06:24

A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin. Në një artik...

14:00

Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Pasi ia doli të marrë në dorë i vetëm timonin, Edi Rama, po përpiqet t’a kalojë mungesën e shpresës, zhgënjimin dhe revoltën e qytetarëve tek një luzmë dre...

14:43

Edi Rama me kosë në dorë

Edi Rama ka marrë kosën në dorë për t'i shpallur luftë totale kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion policie kundër “feudeve të hashashit”, ai...

11:02

Çfarë kërkon nga ne Vuçiçi?

1. Me shkrimin e fundit të presidentit Vuçiq, kjo bëhet hera e tretë brenda njëzet vjetësh që dëgjoj nga prijësit e Serbisë nevojën që të gjendet një zgjidhj...

15:07

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat l...

18:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI