Flash

Washington Post: FBI kontrolloi shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump

Lapsi.al 9 August 2017
Washington Post: FBI kontrolloi shtëpinë e ish-kreut të

Gazeta amerikane “Washington Post” njoftoi se agjentët e FBI-së kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e Paul Manafort, ish-kreut të fushatës elektorale të Donald Trump, në kuadër të hetimit lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

“Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e Manafortit në Virginia më 26 korrik, një ditë pasi ai ishte takuar jozyrtarisht me anëtarë të Komitetit të Shërbimeve Sekrete të Senatit dhe sekuestruan dokumente dhe materiale të tjera”, njoftoi gazeta duke cituar persona të angazhuar në hetimin në fjalë.

Manafort, një lobist i Uashingtonit, i cili kryesoi fushatën presidenciale të Trumpit nga qershori deri në gusht të vitit 2016, u pyet nga anëtarët e këtij komiteti lidhur me kontaktet e tij me Rusinë gjatë fushatës, ndërkohë që i ka dorëzuar disa dokumente një komisioni hetimor të Kongresit.

Manafort dha dorëheqjen si drejtues i fushatës presidenciale të Trumpit pas akuzave për marrjen e pagesave të majme nga qeveria e mëparshme proruse e Ukrainës.

Ai tani është në qendër të hetimit të Departamentit të Drejtësisë lidhur me ndërhyrjen e ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Të këshilluara

Kina ndalon importin e mbeturinave të huaja

Kina dominon tregtinë ndërkombëtare në shumë mallra, por pak më shumë në riciklimin e mbetjeve. Ajo thithi më shumë se gjysmën e eksporteve botërore të mbeturin...

11:24

“Turqia e pushton Europën në 3 ditë”

“Turqia mund ta pushtojë Europën në tre ditë.” Ky ishte titulli kryesor i para dy ditëve i gazetës proqeveritare turke Yeni Söz.  Edhe pse është e qartë...

11:01

SHBA, shpërthehet bombë në një xhami

Shoqëria Amerikane Muslimane e Minesotës raportoi se dikush ka hedhur një mjet shpërthyes që shkaktoi një zjarr në zyrën e imamit në një xhami afër Mineapolisit...

08:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI