Flash

Opozita shqiptare në kërkim të virgjërisë së humbur

Lapsi.al 9 August 2017
Opozita shqiptare në kërkim të virgjërisë së

Pas shumë pallavrave shterpë, partitë kryesore po përgatiten për t’u përballur me angazhimet e parlamentit të ardhshëm. Në këtë vigjilje parlamentare, u shfaqën sinjalet që LSI i dërgoi PD-së për të organizuar një front të përbashkët të opozitës kundër qeverisë. Para dy ditësh nga PD arriti një përgjigje shqetësuese, e cila së bashku me kërkesën e LSI-së shpjegojnë më së miri thelbin e politikës shqiptare.

Sipas një deputeteje të PD-së, LSI është një parti “presidenciale” ndërsa Partia Demokratike ka kromozonet e një partie opozitare, prandaj i takon asaj roli i udhëheqjes së opozitës, dhe për më tepër LSI duhet të dëshmojë se është penduar që ka qenë në koalicion me PS-në, të bëjë karthasisin e nevojshëm, të dëshmojë që dëshiron të bëjë opozitë e mbi të gjitha të përqafojë një moral politik.

Për këdo që ka sadopak njohuri mbi politikën është e vështirë të kuptojë si ky debat LSI-PD mund të ndalojë apo të paktën të kufizojë konsolidimin e pushtetit absolut të një klike që po transformohet për ditë e më shumë në një autokraci populiste të denjë për ndonjë shtet të humbur afrikan.

Si PD ashtu edhe LSI kanë dëshmuar së fundmi se nuk janë sinqerisht “opozitare”, duke krijuar thjesht ndonjë pengesë të vogël për ndonjë aksion qeveritar për të nxjerrë ndonjë përfitim të vogël. Ndërsa tani duket se po luftojnë për të marrë në tavolinë ndonjë titull—titullin e udhëheqësit të opozitës— të cilin në fakt mund ta japë vetëm vota e popullit.

Në një vend normal, pas ngjarjeve të muajve të fundit, të cilat kulmuan me fitoren e papritur të shfrenuar të PS-së, politika duhet të reflektonte për gabimet në veprimet dhe vendimet politike që u morën dhe për korrigjimet e nevojshme me qëllim rifitimin e besimit të të një numri të mjaftueshëm qytetarësh për të fituar garat e ardhshme elektorale.

Për të bërë këtë gjë, të nisesh nga “supozimi i shenjtërisë”—pas marrëveshjes me Edi Ramën, ndërkohë që ministrat teknikë të PD-së janë akoma në detyrë dhe kur strategjia e dështuar mbrojtjes së votës përmes tyre ka krijuar shumë mosbesim në elektorat—nuk duket se është ide e mirë.

Në fakt do ishte shumë më i dobishëm një diskutim mbi atë se çfarë do të thotë të “bësh opozitë”, dhe një diskutim i ofertës së vërtetë politike të secilës parti.

Do të ishte e dobishme një analizë e vërtetë e problemeve të vendit dhe mbi të gjitha e demokracisë së tij tashmë në agoni. Do të duhej fillohej nga një dakordësi mbi parimet se si duhet të ndreqen katastrofat kushtetuese dhe institucionale të shkaktuara nga marrëveshjet PS-PD në vite—që është e pamohueshme se LSI i ka kundërshtuar gjithmonë, edhe pse në ato kohë të gjithë vepruan vetëm nga interesi i tyre dhe jo ai i përgjithshëm.

Do ishte, gjithashtu, e dobishme një analizë se si mund t’i propozohej diçka e re shqiptarëve—se si mund të zgjidheshin deputetët nga populli; se si mund të garantohej demokracia e brendëshme partiake për të garantuar pjesëmarrjen politike; se si mund të krijohej një rrjet mbështetje politike ndërkombëtare për të kundrapeshuar lobimin e fuqishëm të Ramës; se si mund të kufizohej fuqia korruptive e pronarëve-oligarkë të mediave; se si mund të ndërtohej një model ekonomik e shoqëror që do të ndalonte largimin masiv të popullsisë.

Një koalicioni i opozitës do të kishte kuptim vetëm për të përshkruar këtë copë rrugë, pëndryshe ai nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një komitet për koordinimin e protestave. Dhe ndoshta për ta, të bërit opozitë do të thotë thjesht të bësh protesta.

Kështu hapet një sezon i ri i teatrit të absurdit, me kurtizanet e konsumuara që, duke u shitur si të virgjëra, akuzojnë njëra-tjetrën për imoralitet, a thua se virgjëria është akoma një argument me vlerë për klasën e tanishme politike shqiptare.

Opozita duhet të bëhet me ide e me konsistencë, duke punuar për të ditur e për të kuptuar çfarë bën qeveria dhe për të denoncuar me fjalë të qarta ato që nuk shkojnë mirë e që dëmtojnë interesin publik, duke propozuar zgjidhje të arsyetuara të problemeve.

Por duket se sot në Shqipëri opozita konceptohet si një titull fisnikërie—kur vdes sundimtari, trashëgon titullin, vetëm se duhet të ruhesh nga vëllezërit. Kur të vijë dita, se Rama është ende i ri në moshë./exit

Të këshilluara

Ku po shkon PD-ja?

Zgjedhjet në Shqipëri nuk sollën ndonjë rezultat të papandehur. Të gjithë ata që e përcjellin me vëmendje politikën e Tiranës e dinin këtë gjë, madje pa patur n...

09:21

Unë nuk do të iki nga Shqipëria

Më pyesin shpesh "'pse u ktheve në Shqipëri?" por edhe "pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara", meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I...

08:54

A është popull Edi Rama?

Sikur të mos iu mjaftonte i nxehti përvëlues i kësaj stine, shqiptarëve u duhet të durojnë edhe një stinë të shpifur politike, të cilën mendonin se e kishin kap...

06:24

A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin. Në një artik...

14:00

Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Pasi ia doli të marrë në dorë i vetëm timonin, Edi Rama, po përpiqet t’a kalojë mungesën e shpresës, zhgënjimin dhe revoltën e qytetarëve tek një luzmë dre...

14:43

Edi Rama me kosë në dorë

Edi Rama ka marrë kosën në dorë për t'i shpallur luftë totale kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion policie kundër “feudeve të hashashit”, ai...

11:02

Çfarë kërkon nga ne Vuçiçi?

1. Me shkrimin e fundit të presidentit Vuçiq, kjo bëhet hera e tretë brenda njëzet vjetësh që dëgjoj nga prijësit e Serbisë nevojën që të gjendet një zgjidhj...

15:07

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat l...

18:09

Politika estetike e Edi Ramës  

Reagimet paradoksale brendashqiptare ndaj mënyrës së veshjes së kryeministrit Edi Rama salloneve e konferencave ndërkombëtare ma sollën ndërmend sjelljen e zako...

16:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI