Flash

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e  Shqipërisë kundër Lihtenshtejnit

Lapsi.al 8 August 2017
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e  Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në shitje biletat për ndeshjen e kombëtares kundër Lihtenshtejnit që zhvillohet në kuadër të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit të ri Christian Panuccit do të zhvillojnë këtë përballje më 2 shtator në “Elbasan Arena”.

Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org ose në dyqanin zyrtar tek Rruga e Elbasanit, Tiranë.

FSHF-ja lanson me këtë rast një promocion të trefishtë:

1. Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.

Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

2. Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.

3. Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50 %.

Të këshilluara

​Milan me super lajm për Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi Manchester United nuk vendosi t’ia vazhdonte kontratën. Lojtari ende nuk ka folur rreth të ar...

06:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI