Flash

Unë nuk do të iki nga Shqipëria

Lapsi.al 7 August 2017
Unë nuk do të iki nga Shqipëria

Më pyesin shpesh "'pse u ktheve në Shqipëri?" por edhe "pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara", meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I dua të dy fort, sepse jam 100% shqipo, por edhe 100% Yankee, sepse Amerika ashtu funksionon e unë jam ndjerë atje në shtëpi për 12 vjet. Ende e shoh si shtëpi madje. Si vendin tim. Zgjedhjet e mia janë vetëm personale, jo patriotike apo politike. Jam kthyer me optimizmin që kam në natyrë dhe nuk kam asnjë pishman. Jam kthyer se doja ta jetoja Shqipërinë më mirë se ç’e lashë më 1997­ën. Sepse Shqipëria mund të jetë (ishte?) një vend i mrekullueshëm. Për të qënë pranë prindërve.

Jam kthyer se dua të ushtroj profesionin për të ndikuar sadopak pozitivisht në vendin tim. Pa përkrahje, po bëj diçka të vogël. Jam kthyer edhe sepse më kishte djeg malli për Tironën teme. Shoh me trishtim të madh kur njerëzit braktisin Shqipërinë, kolegë të mirë, njerëz me botë që ikin botës. Shoh me trishtim kur servilët katapultohen në krye të punëve të shtetit. Nuk i them kurrkujt rri, apo ik, kjo më duket e pavend.

Këtë muaj bëhen 9 vjet që jam kthyer nga Amerika. Optimizmi më mbetet, mbase sepse ime më quhet Shpresa e unë jam shpresëmirë për vendin tonë, për popullin tonë. Por a jam i kënaqur? Jo. Jam i zhgënjyer, po të thoja ndryshe do ju gënjeja. Jam zemërthyer sepse kam besuar se mund të bënim më mirë, mund të vraponim si Komb, të modernizoheshim, demokratizoheshim, por po hiqemi zvarrë, breshkash e gënjeshtrash. Tek politikanët shqiptarë shoh kaq shumë falsitet, manipulim, kontroll dhe frikë. Shoh babëzi, injorancë, makinacione dhe pandershmëri.

Marrëdhënia e pushtetit me qytetarët është e pasinqertë, manipulative ­ hi syve, arrogancë, fodullëk dhe marketing. Foto, video, facebook live, por sa pak përkushtim real, përulësi dhe sinqeritet. Promovimi i fëlliqësirave më fyhen e më shpon. Por në një vend pa traditë lirie, sundimi vjen natyrshëm. Turmat brohorasin për kocka. Kjo më dhemb shumë, sepse, siç thashë në fillim Shqipëria mund të jetë një vend fantastik për të jetuar, por duket sikur ata duan vetëm ta shftytëzojnë, për të bërë euro, pilaf e kofsha pule. Them kështu sepse e përçmoj makutërinë pa fre, ngrefosjen si gjela majë plehut në vendin që mban ende sot rekordin si vendi më i varfër i kontinentit. Përse krenonen?! Nuk arrij ta shoh. A do iki unë? Jo! Unë mund të iki nesër, bashkë me familjen, me avionin e orës 5:00. Por nuk e kam ndërmend, sepse më pëlqen një betejë edhe pse ne qytetarët nuk kemi armët e tyre, paratë, mediat, militantët. Nëse do ikja do t’a konsideroja humbje të madhe personale dhe do më trishtonte pafundësisht.

Po ik për famijen, më thonë ca, Ik për djalin. Por unë për djalin po rri! Dua të qëndroj, të bëj pjesën time të vogël, natyrisht. Dua të flas shqip në radio dhe në rrugë. Shpresa vdes e fundit thonë, unë them nuk vdes kurrë. Por në u bëftë Shqipëria, do bëhet nga njerëzit e thjeshtë, ata që i shtrohen punës çdo ditë. Nga sipërmarrësit, inxhinierët, të rinjtë e mrekullueshëm. I keni parë si u ndrinë sytë? Po kërkojnë rrugën dhe dinjitetin. Duhet të luftojmë bashkë me ta që t’i kenë. Në u bëftë Shqipja, do e bëni ju, ne. Nga tangërlliksat me pushtet politik e ata bosat pas tyre që u bënë me të vjedhur nuk pres asgjë.

* titulli origjinal "Rri pse s'ik" tek "Peshku pa ujë"

Të këshilluara

A është popull Edi Rama?

Sikur të mos iu mjaftonte i nxehti përvëlues i kësaj stine, shqiptarëve u duhet të durojnë edhe një stinë të shpifur politike, të cilën mendonin se e kishin kap...

06:24

A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin. Në një artik...

14:00

Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Pasi ia doli të marrë në dorë i vetëm timonin, Edi Rama, po përpiqet t’a kalojë mungesën e shpresës, zhgënjimin dhe revoltën e qytetarëve tek një luzmë dre...

14:43

Edi Rama me kosë në dorë

Edi Rama ka marrë kosën në dorë për t'i shpallur luftë totale kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion policie kundër “feudeve të hashashit”, ai...

11:02

Çfarë kërkon nga ne Vuçiçi?

1. Me shkrimin e fundit të presidentit Vuçiq, kjo bëhet hera e tretë brenda njëzet vjetësh që dëgjoj nga prijësit e Serbisë nevojën që të gjendet një zgjidhj...

15:07

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat l...

18:09

Politika estetike e Edi Ramës  

Reagimet paradoksale brendashqiptare ndaj mënyrës së veshjes së kryeministrit Edi Rama salloneve e konferencave ndërkombëtare ma sollën ndërmend sjelljen e zako...

16:33

Kjo fitore si e Lulit!

Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rrezultat ngadhë...

09:16

Berisha nuk ka kujt t’i flasë

Partia Demokratike gjendet sot në udhëkryqin më të madh të ekzistencës politike dhe lideri i saj historik nuk mund të thotë asnjë fjalë. Sali Berisha është i dë...

05:18

Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

Ndëshkimi "live" i një drejtori të rilindjes, sipas motos më të re të dalë në modë: "kur flet populli, nuk flet burokracia", është shndërruar në kryel...

10:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI