Flash

Njihuni me "Messin turk" talentin e ri të Inter (Profili i plotë + Video)

Lapsi.al 7 August 2017
Njihuni me "Messin turk" talentin e ri të Inter (Profili i

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Inter ka arritur marrëveshjen për të marrë fantazistin Emre Mor. Talenti 20 -vjeçar ka luajtur për Borussia Dortmund dhe është pjesë e kombëtares turke. Ai ka lindur në Kopenhagen me baba turk dhe nënë maqedonase. Në janar 2015 ai firmosi një kontratë me FC Nordsjælland dhe po gjatë këtij viti nisi kontaktet me Borussia Dortmund. Në klubin gjerman u tranferua më 7 qershor 2016, me të cilin firmosi një kontratë 5 -vjeçare. Që prej asaj kohe ai ka luajtur rregullisht në Bundesligë dhe në Champions League, shpesh si zëvendësues në krahun e djathtë apo pas sulmuesve kryesorë në qendër.

Rot-Weiss Essen v Borussia Dortmund - Preseason Friendly

Emre Mor ka luajtur për kombëtaren e Danimarkës U17, U18 dhe U19. Ndërsa në 2016 veshi fanellën e kombëtares turke U21, me babain që iu desh t'i firmoste nga qelia e burgut letrat për nënshtetësinë turke. Me kombëtaren e parë ai u aktivizua në maj të 2016 kundër Malit të Zi. Ai ishte pjesë e Euro 2016, si lojtari i tretë më i ri i kampionatit të luajtur në Francë. Mor zëvendësoi Cenk Tosun në ndeshjen hapëse të Turqisë kundër Kroacisë. Ndërsa ishte pjesë e ekipit të parë kundër Republikës Çeke, ku dha edhe një asist për Burak Yilmaz që shënoi golin e parë të takimit.

VfL Bochum v Borussia Dortmund - Preseason Friendly

Trajneri i kombëtares turke, Haki Terim e ka cilësuar si "Messi turk". Ndërsa ish -lojëtari i Interit, Emre Belozoglu deklaroi për "Gazzetta dello Sport" se Mor mund ta ndryshojë një ndeshje fare i vetëm. Emre Mor është një lojtar shumë i shpejtë dhe me startin e tij dhe me përdorimin e topit, arrin të vërë në vështirësi mbrojtësit e çdo skuadre. /Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

​Milan me super lajm për Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi Manchester United nuk vendosi t’ia vazhdonte kontratën. Lojtari ende nuk ka folur rreth të ar...

06:27

LIVE/ Neymar mbërrin në Paris

PSG zyrtarizoi blerjen e Neymar nga Barcelona. Lojtari firmosi një kontratë 5-vjecare deri në 30 qershor 2022 dhe do të përfitojë 30 milionë në sezon. Këto janë...

21:27

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI