Flash

Fillimi i krisjes me Barcelonën, Nejmar u largua për një… foto

Lapsi.al 7 August 2017
Fillimi i krisjes me Barcelonën, Nejmar u largua për një…

Pas largimit të bujshëm të Nejmarit nga Barcelona drejt Parisit, mes mijërave arsyeve fshihet… 1 foto. Kush do ta mendonte që përmbysja e madhe që katalanasit i bënë PSG-së në Ligën e Kampionëve do të shërbente për ta dërguar yllin brazilian në Francë.
Pikërisht, sepse foto që bëri bujën në media dhe në portalet e ndryshme ishte ajo e Leo Mesit, i cili hipi në monitorët e reklamave dhe po festonte si i çmendur. Deri këtu, nuk ka asnjë problem, por Nejmarit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë sepse për hir të së vërtetës ishte ai protagonisti i asaj mbrëmjeje.
Në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG-së, Nejmar tregoi arsyet pse zgjodhi të transferohej në Francë. “Nuk erdha për t’u bërë i pasur, për të nisur një sfidë të re joshëse. Dua të bëj histori me këtë skuadër dhe të fitoj të gjithë trofetë që ekzistojnë”, tha “O Ney”.
HIJA E MESIT
Sulmuesi brazilian e kuptoi që po të vazhdonte karrierën te Barcelona nuk do të kishte kurrë lider i grupit apo i skuadrës për shkak të prezencës së Leo Mesit. Përmbysja e madhe e ndeshjes ndaj PSG-së ishte një dëshmi e qartë se pavarësisht faktit që Nejmar bëri një nga ndeshjet e tij më ë mirë me fanellën e Barcelonës, nuk arriti të merrte vëmendjen në media. Faqet e para të gazetave spanjolle, argjentinase, por edhe të tjerat u hapën me Mesin dhe me lojtarë të tjerë.
Si për çudi mungonte heroi i vërtetë i kësaj sfide. Aty nisi ftohja dhe mendimi se për t’u bërë lider i një skuadre duhet të largohesh nga Barcelona. Nejmar e mendoi gjatë këtë çështje dhe në fund vendosi të largohej nga skuadra me të cilën fitoi gjithçka. Tani ai ka shansin të fitojë vëmendjen e madhe mediatike, të jetë lideri dhe të udhëheqë PSG-në drejt triumfeve. Fatin e të ardhmes së Nejmarit e ndryshoi thjesht një fotografi./panoramasport/

 

Të këshilluara

​Milan me super lajm për Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi Manchester United nuk vendosi t’ia vazhdonte kontratën. Lojtari ende nuk ka folur rreth të ar...

06:27

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI