Flash

SHBA, shpërthehet bombë në një xhami

Lapsi.al 6 August 2017
SHBA, shpërthehet bombë në një xhami

Shoqëria Amerikane Muslimane e Minesotës raportoi se dikush ka hedhur një mjet shpërthyes që shkaktoi një zjarr në zyrën e imamit në një xhami afër Mineapolisit.

Shoqëria tha në një deklaratë se zjarrin e shuan adhuruesit në Qendrën Islame Dar Al-Farooq në Blumington. Policia thotë se shpërthimi është raportuar rreth orës 5 të mëngjesit dhe nuk ka pasur lëndime.

Kishte 15 deri në 20 njerëz të mbledhur për namazin e mëngjesit kur ndodhi shpërthimi. Shefi i policisë së Blumingtonin, Jeff Potts thotë se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e shpërthimit.

Asad Zaman, drejtor i shoqërisë, tha për WCCO-TV se një dëshmitar pa një person që qëndronte pranë dritares së zyrës së imamit para shpërthimit, dhe pa gjithashtu një kamion të ikte nga skena. Ai thotë se dritarja e imamit ishte thyer dhe një bombë e vogël u hodh brenda.

Star Tribune raporton se Mohamed Omar, drejtor ekzekutiv i Qendrës Islamike Dar Al-Farooq në Blumington, thotë se qendra herë pas here merr telefonata dhe emaile kërcënuese.

Zaman thotë se organizata po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarësh për informacione që çojnë drejt një arrestimi dhe dënimi.

Njoftohet se FBI ka marrë në dorë hetimin e ngjarjes.

 

Të këshilluara

'Xhonturqit' e Erdoganit

Nga Serkan Demirtaş* Më 16 prill qytetarët turq votuan në favor të disa amendamenteve tërësore kushtetuese që e rishkojnë sistemin qeverisës drejt një modeli...

20:55

Libri të cilin duhet ta lexoni këtë verë

“Ky libër është për të gjithë ata që nuk mjaftohen me jetën që kanë, por duan të bëjnë një kërkim më të thellë tek vetja e tyre, dija dhe tek e vërteta”. &nb...

16:25

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI