Flash

Festë e çmendur në Paris/ Arsyet pse u transferua Neymar

Lapsi.al 6 August 2017
Festë e çmendur në Paris/ Arsyet pse u transferua Neymar

Neymar është prezantuar para afro 50 mijë tifozëve në “Parc des Princes”.A i cili tha se është transferuar te PSG-ja për të shkruar histori. Para ndeshjes që PSG fitoi 2:0 ndaj Amiens në kuadër të javës së parë në Ligue 1 pwr futbollistin e Barcelonws u zhvillua njw ceremoni madhwshtore.

“Faleminderit, kam ardhur të shkruaj histori”, tha Neymar, teksa përmendi edhe dy sloganet e klubit francez: “ici ces't Paris” dhe “Parisi wshtw magjik”.

25 vjeçari brazilian, Neymar, u transferua te PSG-ja nga Barcelona për 222 milionë euro, duke thyer rekord historik.

Debati tashmë ka nisur se cilat janë motivet kryesore që shtynë Neymarin të largohet nga Barcelona, një ndër klubet më të mira në botë, për PSG-në.

Të shumtë janë ata që mendojnë se këtë e ka bërë për para (pasi në Francë do të fitojë 30 milionë euro në sezon), por e vërteta duket të jetë për diçka tjetër – “Topin e Artë”, trofe që ëndërron ta fitojë si fëmijë.

Në Barcelonë, së bashku me Messin në ekip, Neymar gjithmonë do të kishte qenë vetëm i dyti në garën për “Topin e Artë”, derisa në PSG ai do të jetë lider.

“Natyrisht çdo lojtar ëndërron që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”. Nuk mund të them se kjo nuk është në mendjen time. Natyrisht, dua ta fitojë “Topin e Artë”. Por, nuk është në plan të parë. Erdha në PSG sepse kisha nevojë për një sfidë të re”, ka deklaruar Neymar.

Të këshilluara

​Milan me super lajm për Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi Manchester United nuk vendosi t’ia vazhdonte kontratën. Lojtari ende nuk ka folur rreth të ar...

06:27

LIVE/ Neymar mbërrin në Paris

PSG zyrtarizoi blerjen e Neymar nga Barcelona. Lojtari firmosi një kontratë 5-vjecare deri në 30 qershor 2022 dhe do të përfitojë 30 milionë në sezon. Këto janë...

21:27

Zyrtare/ Partizani merr Edgar Çanin

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues ka firmosur një...

19:54

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI