Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Largohet avioni i fundit luftarak gjerman nga baza turke Incirlik

Lapsi.al 3 August 2017
Largohet avioni i fundit luftarak gjerman nga baza turke Incirlik

Pas vendimit të Gjermanisë për tërheqjen e avionëve ushtarak dhe të zbulimit nga baza ajrore në Inxhirlik të Adanasë, edhe avioni i fundit i zbulimit i tipit “Tornado” u largua nga baza. 

Në deklaratën e bërë dje nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë avioni i fundit nga 5 avionët që ndodheshin në bazë mbërriti në bazën ajrore Buchel në Rheinlandpfalz.

Parashikohet që avionët zbulues, të cilët u tërhoqën nga baza ajrore në Inxhirlik, të mbahen për një kohë në vend para se të dislokohen në bazën ajrore Muvafak Salti në qytetin Azrak të Jordanisë.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj bën të ditur se avionët zbulues do të mund të fillojnë me detyrat e tyre në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH në muajin tetor.

Në deklaratë në mes të tjerash thuhet se deri në tetor do të transportohen me anije nga Turqia për në bazën në qytetin Al-Azrak në Jordani edhe pajisjet teknike të nevojshme për mision, ndërsa u bë e ditur se punimet e ndërtimit në bazën ajrore në Jordani vazhdojnë.

Edhe në deklaratën e bërë para pak kohësh nga Forcat Ajrore të Gjermanisë u tha se është e nevojshme që në të dyja bazat të ketë personel dhe pajisje që ushtria gjermane të vazhdojë pa ndërprerë aktivitetet e saj.

Gjermania në fillim të muajit të kaluar kishte filluar procesin e tërheqjes nga baza ajrore në Inxhirlik.

Avioni tanker i ushtrisë gjermane pak kohë pas tërheqjes nga baza ajrore në Inxhirlik në Jordani kishte filluar me detyrën e re në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH.

Të këshilluara

Libri të cilin duhet ta lexoni këtë verë

“Ky libër është për të gjithë ata që nuk mjaftohen me jetën që kanë, por duan të bëjnë një kërkim më të thellë tek vetja e tyre, dija dhe tek e vërteta”. &nb...

16:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI