Flash

Edhe pse 2 vite larg muzikës, Rita Ora arrin sërish sukses, mbledh plot 100 milione shikime

Lapsi.al 3 August 2017
Edhe pse 2 vite larg muzikës, Rita Ora arrin sërish sukses, mbledh

Pas dy vitesh pauzë, Rita Ora u rikthye dy muaj më parë me “Your Song”, e cila rezultoi e suksesshme, pasi vetë këngëtarja ishte shumë aktive në promovimin e këngës së re.

Përveç rreth 22 milionë klikimeve në “YouTube” në versionin audio dhe më shumë se 10 milionë klikimeve sa mblodhi videoklipi i “Your Song”, Rita tani i është gëzuar edhe një suksesi tjetër të cilin e arriti me këngën e fundit.

“Your Song” ka marrë edhe 100 milionë shikime në Spotify, shërbim i njohur i muzikës dixhitale.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në “Instagram”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI