Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Kush është drejtori i ri i FBI-së, Christopher Wray

Lapsi.al 2 August 2017
Kush është drejtori i ri i FBI-së, Christopher Wray

Senati amerikan konfirmoi me shumicë dërmuese votash zotin Christopher Wray në postin e shefit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Me 92 votam senati vendosi që ai të marrë përsipër drejtimin e agjencisë e cila ishte në qendër të kundërthënieve që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Wray, 50 vjeçar, ka një karrierë të shquar si prokuror federal dhe një diplomë drejtësie nga Universiteti në Yale.

Ai ishte ndihmës prokuror i përgjithshëm gjatë administratës së presidentit George W. Bush dhe ka përvojë të konsiderueshme në rastet e sigurisë kombëtare.

Wray zëvendëson James Comeyn, i cili u përjashtua nga presidenti, Donald Trump në muajin maj, derisa FBI po hetonte pretendimet se fushata e Trumpit kishte marrëveshje të fshehta me rusët në një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Presidenti Trump tha se FBI ishte me probleme nën drejtimin e Comeyt dhe se agjentët dhe të tjerët në byro, kishin humbur besimin në të.

Zyrtarët e FBI-së e mohuan këtë duke nxitur shumëkënd në Washington që të spekulojë se presidenti Trump përjashtoi Comeyn, sepse ai nuk ishte i gatshëm të përmbushë dëshirën e presidentit për t’u tërhequr nga hetimet mbi përzierjen ruse.

Presidenti Trump, kritikoi po ashtu Comeyn për shkak të vendimit që të mos ndjek ish kandidaten demokrate për postin e presidentit, Hillary Clinton, për mënyrën se kishte shfrytëzuar llogarinë e saj në postën elektronike si sekretare e shtetit. 

 (James Comey) 

Drejtorët e FBI-së emërohen për një mandat dhjetë vjeçar dhe prej tyre pritet të jenë objektiv dhe jo partiak.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI