Flash

FOTO/ Kush është menaxherja seksi që sjell sportistët afrikanë në Shqipëri

Lapsi.al 2 August 2017
FOTO/ Kush është menaxherja seksi që sjell sportistët

Prezantimi i sulmuesit në pronësi të Kievos te Skënderbeu, ishte dje lajmi i ditës në kampin korçar. Mirëpo, një vëmendje të madhe mori agjentja e tij. Risia ishte se Ali Soue përfaqësohet, pikërisht nga italiania 35-vjeçare, Miriam Peruci.

Miriam Peruci

Kjo e fundit është e njohur në shtetin fqinj, si një zbuluese talentesh në vendet afrikane. Bukuroshja italiane nuk ka munguar as dje në prezantimin e Ali Soue, të cilin e zbuloi në Gambia dhe e transferoi më pas te Kievo në vitin 2012. Edhe pse bën një pozicion, ku natyrisht dominojnë meshkujt në të gjithë botën, në Itali ajo njihet si specialiste e mirëfilltë e tregut afrikan të futbollit.

Miriam Peruci menaxhere

Jo më kot, tri vite më parë, Miriam u vendos në krye të klubit të ligës së tretë spanjolle, Leonesa Deportiva. “Disa vite më parë presidenti i akademisë së futbollit në Xhenovë më bëri një propozim dhe që nga ai moment unë jam skaute e kësaj kompanie që është e pranishme në disa vende të botës.

Image result for Miriam Peruci

Më pas pranova ofertën për të qenë drejtuese e klubit Leonesa Deportiva, ku si synim kishim ngjitjen në Segunda Divizion në Spanjë. Unë udhëtoj shpesh në Ganë, Gambia, Benin, Nigeri, Senegal dhe Bregun e Fildishtë. E bëj këtë për të vëzhguar lojtarë të talentuar dhe t’i transferoj në Europë.

Është një punë që e bëj me qejf dhe nuk lodhem”, tregon agjentja e Ali Soue në mediat italiane. E pyetur pse ka vendosur të punoj në tregun afrikan dhe jo atë europian, ajo shton:

Miriam Peruci menaxherja Ali Soue

“Për mua nuk duhet të ketë dallime. Një afrikan duhet të trajtohet njësoj si një europian. Nëse ne do të vendosim barriera, atëherë nuk do të shkojmë askund. Në Afrikë ka shumë talente. Një prej tyre që kam zbuluar është Ali Soue” shkruan PanoramaSport.

Peruci Miriam

Të këshilluara

FOTO/ Fanny Neguesha harron Balotelin

Showgirl ka vendosur të relaksohet në det në këto ditë të nxehta vere. Në krah të saj mungon sulmuesi i Nice, Mario Balotelli. Ish-i dashuri i saj me të cilin k...

09:05

FOTO/ Simona, bukuroshja që “ndez” Keita

Quhet Simona Guatieri. Për të gjithë tashmë është zjarri që ndez Keita Balde. Flirti mes tyre nuk i ka shpëtuar paparacëve ne një diskotekë në Milani dhe lajmi ...

08:50

Ajeti firmos te Crotone në Serie A

Lojtari i kombëtares shqiptare  të futbollit, Arlind Ajeti është lojtari i ri i Crotones për edicionin 2017-2018.  Klubi e ka njoftuar sot transferimi...

20:05

Mavraj, kapiten te Hamburgu

Përveçse një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Mërgim Mavraj do të jetë edhe një prej liderëve të Hamburgut për sezonin e ri. Skuadra e Bundesligës mbylli fazën...

10:54

Operacioni financiar/ Neymar drejt Parisit

Telenovela e verës ajo e kalimit të Neymarit nga Barcelona në PSG po shkon drejt përfundimit. Tashmë të gjithë janë të bindur, Neymar do të largohet gjatë kësaj...

15:11

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI