Flash

A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Lapsi.al 2 August 2017
A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin.

Në një artikull të nënshkruar, njeriu më i fuqishëm në Beograd tha se kishte ardhur koha që njerëzit “të mos fusnin më kokat në rërë” përsa i takon Kosovës “dhe të tregoheshin realistë”.
Serbët dhe shqiptarët duhej të pranonin dëmin që i kishin shkaktuar njëri-tjetrit, shtoi ai, duke vazhduar duke i bërë homazhe kujtimit të ndërmjetësuesit të Izraelit me palestinezët Simon Peres.
Në një vend tjetër, thirrjet për “t’u treguar realistë” në lidhje me temën e një province që u humb pothuajse dy dekada më parë nuk do të ishin lajme për në faqe të parë. Por në kontekstin e nacionalizmit serb, kjo ishte diçka e tipi ulu dhe mbaj shënim.

Ajo që ishte mbresëlënëse në artikullin e Vuçiçit gjithashtu nuk ishte ajo që  ai tha, por ajo që nuk tha. Ku ishin referencat e detyrueshme për Kosovën dhe Metohinë si “djep” i Serbisë – dhe rituali për të mos e njohur kurrë Kosovën si shtet, në asnjë rrethanë?

Nacionalistët e vërtetë të “Kosova-është-Serbi” duhet të shqetësohen. Ata duhet të shpresojnë gjithashtu që Vuçiçi të mos ketë gërmuar biografitë e Charles De Gaulle – si edhe libra mbi Presin. Pse? Sepse De Gaulle ishte nacionalisti tipik  i krahut të djathtë që mori të gjithë nacionalistët e tjerë të krahut të djathtë dhe në një mënyrë që asnjë liberal apo socialist s’do të kishte guxuar kurrë ta bënte.
Sigurisht që paralelet midis Vuçiçit dhe Kosovës sot dhe De Gaulle dhe Algjerisë në atë kohë nuk janë identike. Askush në Francë nuk e mendonte Algjerinë – e pushtuar në vitin 1830 – si djepi kombëtar. Megjithatë, vlen të kujtojmë gjithashtu se, deri në fund të viteve 1950, përmendja e mundësisë së pavarësisë algjeriane ishte herezi politike.

Algjeria ishte “zemra e Francës”,  pjesë e shtetit francez (ndryshe nga kolonitë) dhe, për më tepër, ishte një shtëpi e rreth një milion francezëve dhe grave që në Algjer, Oran dhe Konstandinë kishin krijuar versione më të vogla të Parisit dhe Marsejës.
Madje, ishin besimtarët në Algjerinë Franceze, Algérie Française, ata që sollën në pushtet De Gaulle në pranverën e vitit 1958 – duke besuar gabimisht se heroi i madh do të ulte në gjunjë rebelët pro pavarësisë së Algjerisë.

Vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet, De Gaulle dukej sikur po jetonte me ato shpresa, duke fluturuar në Algjer dhe, më 4 qershor 1958, iu drejtua një turme të madhe njerëzish në Forumin e Algjerisë me fjalët e famshme: “Je vous ai compris!” “Unë ju kam kuptuar!”.
Më pas rezultoi se ajo që De Gaulle “kishte kuptuar” nuk ishte zemërimi i algjerianëve francezë, por mungesa e shpresës e pozicionit të Francës në Algjeri dhe fakti se asgjë më pak se pavarësia do ta largonte Francën nga një konflikt pa fund.
Ia vlen të kujtojmë gjithashtu se kur De Gaulle vendosi të priste nyjën Gordiane rreth Algjerisë, ai nuk ishte i motivuar nga një shkëndijë dhembshurie ndaj nacionalizmit arab. Llogaritja e ftohtë e interesit kombëtar të Francës tregoi gjithçka.

Mbi të gjitha, ai kishte vendosur që Franca nuk mund ta arrinte kurrë qëllimin e saj për t’u bërë forca dominuese brenda atij që do të bëhej Bashkimi Europian nëse një luftë e zgjatur në Afrikën e Veriut do të konsumonte të gjithë energjinë e saj.

Një tjetër motiv ishte një kuptim i papërpunuar i tendencave demografike. Ritmi i shpejtë i rritjes së popullsisë së Algjerisë i kishte bërë shumë përshtypje atij, duke marrë parasysh faktin se popullsia e Francës ishte e amullt. Nëse të dy  vendet mbeteshin të bashkuar, thuhet se tha ai në vitin 1959, karakteri europian i Francës do të ishte i paqëndrueshëm.
Nëse Vuçiç ka arritur momentin e tij De Gaulle dhe ka arritur në përfundimin se, në fund, do të jetë ose Kosova apo Europa – jo të dyja/dhe – ai mund të ngushëllohet me faktin që ndoshta nuk do të duhet të paguajë të njëjtin çmim si De Gaulle.

Shkatërrimi i Algérie Francaise traumatizoi Francën dhe ndau të djathtën franceze – pasojat e së cilës vazhdojnë edhe sot.
Vetë De Gaulle ishte subjekt i disa tentativave të vrasjes nga të djathtët e zemëruar, përfshirë një përpjekje tepër dramatike më 22 gusht 1962, kur 12 persona të armatosur qëlluan makinën e tij në “Avenue de la Liberation” në Paris me 140 plumba. Ishte e pabesueshme që ai mbijetoi, duke marrë parasysh se personat e armatosur qëlluan të katër gomat e makinës, e megjithatë Citroen i tij vazhdoi të ecte.
Në një farë mënyre, për të gjitha fjalët dhe zemërimin mbi “provincën jugore”, nuk është e sigurt nëse Vuçiç do të haste diçka të ngjashme me të njëjtin nivel zemërimi.

 

Të këshilluara

Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Pasi ia doli të marrë në dorë i vetëm timonin, Edi Rama, po përpiqet t’a kalojë mungesën e shpresës, zhgënjimin dhe revoltën e qytetarëve tek një luzmë dre...

14:43

Edi Rama me kosë në dorë

Edi Rama ka marrë kosën në dorë për t'i shpallur luftë totale kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion policie kundër “feudeve të hashashit”, ai...

11:02

Çfarë kërkon nga ne Vuçiçi?

1. Me shkrimin e fundit të presidentit Vuçiq, kjo bëhet hera e tretë brenda njëzet vjetësh që dëgjoj nga prijësit e Serbisë nevojën që të gjendet një zgjidhj...

15:07

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat l...

18:09

Politika estetike e Edi Ramës  

Reagimet paradoksale brendashqiptare ndaj mënyrës së veshjes së kryeministrit Edi Rama salloneve e konferencave ndërkombëtare ma sollën ndërmend sjelljen e zako...

16:33

Kjo fitore si e Lulit!

Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rrezultat ngadhë...

09:16

Berisha nuk ka kujt t’i flasë

Partia Demokratike gjendet sot në udhëkryqin më të madh të ekzistencës politike dhe lideri i saj historik nuk mund të thotë asnjë fjalë. Sali Berisha është i dë...

05:18

Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

Ndëshkimi "live" i një drejtori të rilindjes, sipas motos më të re të dalë në modë: "kur flet populli, nuk flet burokracia", është shndërruar në kryel...

10:48

Drama e PD-së ka emrin e Berishës

Partia Demokratike po përjeton ditët e saj më të zymta duke kërkuar të unifikohet rreth figurës së Sali Berishës, që prej më shumë se pesë vitesh po e tërh...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI