Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Habit sekretari amerikan i Shtetit, i drejtohet Koresë së Veriut: Nuk jemi armiku juaj

Lapsi.al 1 August 2017
Habit sekretari amerikan i Shtetit, i drejtohet Koresë së Veriut: Nuk

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, iu drejtua krerëve të Koresë së Veriut me fjalët “ne nuk jemi armiku juaj” dhe bëri thirrje për dialog në klimën e tensioneve që po rriten me shpejtësi.

Tillerson tha se kërcënimi i Koresë së Veriut “është materializuar pikërisht ashtu siç ne e prisnim të ndodhte” dhe shtoi se administrata amerikane është përgjigjur me “presion paqësor”, ndonëse alternativat janë të kufizuara.

“Ne menduam se gjëja më e përshtatshme që duhej të bënim ishte presioni paqësor ndaj regjimit të Koresë së Veriut, në mënyrë që gradualisht ata të tregoheshin të gatshëm për t’u ulur dhe biseduar me ne dhe me të tjerët”, por me nënkuptimin se “nuk do të ketë një të ardhme në të cilën Koreja e Veriut do të zotëronte armë bërthamore.”

Ai tha se nuk ua hedh fajin kinezëve për gjendjen në Korenë e Veriut, por se SHBA do të kërkonin ndihmën kineze në arritjen e një dialogu me Korenë e Veriut.

“Ne jemi në një farë pike kthese” në marrëdhëniet me Kinën, tha Tillerson, duke shtuar se “ne e kuptojmë që kushtet kanë ndryshuar”.

Të hënën, në fillim të një takimi të kabinetit, Presidenti Donald Trump shprehu siguri se kërcënimit të Koresë së Veriut do t’i gjendet zgjidhja, por nuk dha hollësi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI