Flash

Detaji që mbeti pa zbuluar në dasmën e Turit dhe Orindës

Lapsi.al 1 August 2017
Detaji që mbeti pa zbuluar në dasmën e Turit dhe Orindës

Dasma e Turit dhe Orindës, që zuri vendin kryesor në të gjitha mediat e portalet, përfundoi. Por zhurma akoma jo. Akoma jo edhe detajet me të cilat u plotësua dita më e bukur e çiftit të këngëtarëve dhe moderatorëve. Tani që Turi dhe Orinda kanë nisur turin nëpër Europë, nga profilet e tyre sociale zbulojnë çdo ditë nga një gjë të re.

Si fillim, dy të sapomartuarit kanë ndryshuar look. Për herë të parë dhe të fundit (siç tha edhe vetë), Orinda vendosi t’i lyejë flokët të kuqe, ndërsa Turi, gjithashtu për herë të parë, vedosi të bëhej tullac – një lloj modeli alla Blendi Fevziu, siç e quajti ai veten.

Por ka edhe diçka tjetër me të cilën dy të sapomartuarit duhet të mësohen – unaza. Gjatë ceremonisë së martesës, ndoshta jo të gjithë kanë qenë të përqëndruar për të mësuar më shumë detaje rreth unazave të martesës që Turi dhe Orinda kishin zgjedhur për njëri-tjetrin. Si të gjitha detajet e tjera, edhe unazat e çiftit janë të personalizuara, megjithatë Xing.al ka mësuar se unaza e Orindës ka disa gurë të çmuar diamanti dhe është pikërisht ajo me të cilën Turjan Hyska i propozoi për martesë.

Në një postim të fundit në Instastory, këngëtarja dhe moderatorja, tashmë ka në gisht dy unaza: unaza e fejesës dhe prej disa ditësh, edhe rrethi i martesës. Ndoshta Orinda është ende e pamësuar me pamjen e re të gishtit të unazës, por me siguri po i shijon shumë ditët e para pas vendosjes së rrethit dhe bashkë me të, pa dyshim, edhe bashkëshorti i saj.

Për momentin, çifti vazhdojnë të shijojnë mrekullitë natyrore të Amsterdamit, por përgjatë muajit gusht do të vijojnë turin edhe në disa vende të tjetra të Europës.

Të këshilluara

Rita Ora, drejtuese e konkursit "Boy Band"

Rita Ora drejton konkursin e ri të këngës “Boy Band” në televizionin ABC, ku djemtë e rinj këngëtarë konkurrojnë për t’u bërë anëtarë të një grupi muzikor me pe...

13:18

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Komediania Jeanne Moreau, ikonë e kinemasë franceze, vdiq në moshën 89-vjeçare, bëri të ditur sot agjenti i saj. “Aktorja me bukuri sensuale dhe me zërin e p...

12:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI