Flash

Incidenti/ Tulant Xhaka drejt konfliktit edhe me Panuçin

Lapsi.al 31 July 2017
Incidenti/ Tulant Xhaka drejt konfliktit edhe me Panuçin

Megjithëse Shqipëria ka ndryshuar trajner ditët e rikthimit në kombëtare të mesfushorit Taulant Xhaka duken të largëta. Ai përplasi derën e të kuqve para disa muajsh duke pretenduar se Xhani De Biazi i kishte rënë në qafë. Por me emërimin e Kristian Panuçit u duk sikur kalvarit të Xhakës i erdhi fundi. Nuk qe e thënë...

Gazeta “Panorama Sport” informon se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Panuçi ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të. Por ai ka pritur më kot. Ndoshta si shkak i këtij veprimi të çuditshëm të Xhakës është fakti se mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes. Por pavarësisht arsyeve një gjë është e sigurtë. Ai ka marrë një minus të madh edhe nga trajneri i ri.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI