Flash

Edi Rama me kosë në dorë

Lapsi.al 31 July 2017
Edi Rama me kosë në dorë

Edi Rama ka marrë kosën në dorë për t'i shpallur luftë totale kultivimit të kanabisit. Ai paralajmëroi një aksion policie kundër “feudeve të hashashit”, ai pohoi se shteti ka në dosje “listat emërore të trafikantëve” dhe deklaroi se ky do të jetë fundi i këtij fenomeni “që njollos vendin tonë”.
Kjo, nismë të cilën e konfirmoi edhe drejtori i përgjithshëm i policisë duket se këtë herë ka tone më serioze. Ato janë parë në goditjen e disa pikave kyçe të trafikut që në ditët pas zgjedhjeve. 
Nëse kjo frymë do të vazhdojë, natyrisht që duhet përgëzuar. Ajo tregon se më në fund edhe Rama është ndërgjegjësuar për atë që ka thënë për katër vite “opozita e kapur”, “mediat e kazanit” dhe në periudhën e fundit edhe “aleatët e tepsisë”, pra të vërtetën e hidhur se Republika e Rilindjes ishte shndërruar në një parajsë trafiku. 
Dhe sot, ndërsa Rama duhet përshëndetur për ndryshimin e politikave të tij në raport me hashashin, është koha të rishihet edhe njëherë se sa e trukuar, fallco dhe me qëllimin e pastër për të manipuluar publikun, ka qenë propaganda qeveritare për këtë temë të nxehtë.
Fillimisht ishin Sali Berisha dhe opozita që folën për avionë droge që vinin e ngarkoheshin në Shqipëri. Në vend që të lëshonte alarmin Edi Rama dhe ish ministri i brendëshëm, filluan të tallen dhe përdorën sarkazmën e tyre tipike për t’i thënë shqiptarëve se doktori ishte aq rëndë, sa ngatërronte arroplanët me mushkonjat.
Por, kur piloti Xhorxho Riformato u rrëzua në bregdetin e Divjakës të gjithë e panë me foto dhe me filmime se pretendimi i ngritur ishte realitet dhe jo përralla e një të çmenduri.
Pas kësaj edhe mediat vendase u zgjuan nga gjumi dhe filluan të flasin për përmasat gargantyeske të trafikut shqiptar. Por edhe pas kësaj propaganda qeveritare kaloi në fazën e dytë, në denigrimin e gazetarëve të kazanit që flisnin pa fakte dhe nxinin realitetin. Madje për t’i shkuar deri në fund strategjisë së mohimit u blenë edhe disa policë ndërkombëtarë që hartonin raporte sikur Shqipëria ishte e pastër nga kanabisi.
Edhe kjo fabul propogandistike u rrëzua shpejt kur të njëjtat gjëra si reporterët lokalë filluan të pohojnë edhe mediat më prestigjoze ndërkombëtare.
Emblematike ishte historia e mistrit Tahiri që për të përgënjeshtruar “makinerinë vendase të baltës” mori në një aksion propogandistik të djegjes së kanabisit gazetarin e “The Economist”, Tim Judah, një nga njohësit më  të mirë të rajonit. Pavarësisht kësaj shfaqe ku e ftuan, si një profesionist race, Judah nuk u gënjye dhe shkroi në artikullin e tij: “Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar”.
Nuk vonoi shumë dhe “Huffington Post” hodhi hipotezën se pas lejes makabre për të kultivuar drogë fshihet “një plan tjetër për të mbajtur pushtetin”. “Le Matin” e Zvicrës frankofone, vuri gishtin mbi bashkëpunimin e policisë me trafikantët ndërsa italiania “La stampa” nënvizonte se “gomonet që përshkrojnë Adriatikun të ngarkuara me drogë janë shtuar ndjeshem”.
Në shtypin e përtej Adriatikut titulli: "Lumenj të e drogës po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë” u bë i zakonshëm (
lexo shkrimet e shtypit nderkombetar poshte).

Duke parë se dielli nuk mbulohej më me shoshë Rilindja ndryshoi përsëri strategji. Lëvizja e re propogandistike nuk konsistonte më në faktin se në vend nuk ka drogë. Parulla u ndryshua: “Hashash ka kudo por, ai ka qenë mbjellë që në kohë të Berishës”. Rama doli në sa e sa konferenca shtypi dhe intervista televizive për të shpjeguar se parcelat mbilleshin që në periudhën e qeverisë së shkuar, por atëherë fenomeni fshihej se komunikatat e policisë ishin “top secret”. Pra, sipas kryeministrit, sasia e hashashit në qarkullim ishte po e njëjta, por atë e kishte bërë më të dukshëm transparenca që ushtronte rilindja në pushtet duke mos mbajtur të fshehta nga publiku.
Njësoj si pararadhëset edhe kjo alibi u rrëzua shpejt.
Prokurori Italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Franco Roberti deklaroi se sasitë që tani mbërrinin në Itali nga Shqipëria ishin më të mëdha se më parë. Ndërsa prokurori i antimafias në Leçe Cataldo Motta, akuzoi drejtpërdrejtë autoritetet shqiptare duke nënvizuar se interesi i tyre për të bashkëpunuar për kapjen e trafikantëve ka rënë. Pra edhe njëherë alibia se problemi është trashiguar nga qeverisja e Berishës u rrëzua si një mashtrim i turpshëm (
lexo shkrimin poshte). 

Në këtë situatë, kur justifikimet dhe gënjeshtrat iu rrëzuan njëra pas tjetrës, Rama nuk fshihej dot më. Ai filloi të dorëzojë kokat e para. Fillimisht u nda publikisht me mikun e tij Koço Kokëdhima, që i kishte shkelur një sy kultivuesve të hashashit duke u dhënë shpresën se një ditë biznesi i tyre do të legalizohej. Më pas ai u detyrua të lëshojë edhe Sajmir Tahirin me të njëjtën mënyrë sikurse kishte bërë me Blendi Gonxhen në bashkinë e Tiranës, kur i doli era shitjes së lejeve të ndërtimit.

Në vazhdën e përrallës që do të tregojë se udhëheqësi nuk ka ditur gjë janë edhe aksionet e fundit kundër hashashit dhe përbetimet e Ramës për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj plage.
Natyrisht, në këtë pikë ku ka mbëritur puna është për të uruar: “Më mirë vonë se kurrë”. 

Prandaj Edi Rama duhet inkurajuar tani që ka marrë vetë kosën në dorë për të zhdukur hashashin.
Por, kjo mbështetje nuk mund të mos shoqërohet me pasqyrimin e alibive të paskrupullta që na përndoqën këto katër vjet. Koha tregoi se edhe “makineria e baltës së opozitës”, dhe “mediat e kazanit”, edhe “aleati i tepsisë”, në këtë rast paskëshin pasur të drejtë. 
Tani, Rama po flet njësoj si ata, për një tragjedi që i nxin faqen Shqipërisë. Le të shpresojmë se nuk po ndërton alibinë e radhës dhe se këtë herë e ka seriozisht…(Lapsi.al)  

 

Të këshilluara

Çfarë kërkon nga ne Vuçiçi?

1. Me shkrimin e fundit të presidentit Vuçiq, kjo bëhet hera e tretë brenda njëzet vjetësh që dëgjoj nga prijësit e Serbisë nevojën që të gjendet një zgjidhj...

15:07

Nuk ka ujë që e lan, as Lulin as Monikën

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat l...

18:09

Politika estetike e Edi Ramës  

Reagimet paradoksale brendashqiptare ndaj mënyrës së veshjes së kryeministrit Edi Rama salloneve e konferencave ndërkombëtare ma sollën ndërmend sjelljen e zako...

16:33

Kjo fitore si e Lulit!

Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rrezultat ngadhë...

09:16

Berisha nuk ka kujt t’i flasë

Partia Demokratike gjendet sot në udhëkryqin më të madh të ekzistencës politike dhe lideri i saj historik nuk mund të thotë asnjë fjalë. Sali Berisha është i dë...

05:18

Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

Ndëshkimi "live" i një drejtori të rilindjes, sipas motos më të re të dalë në modë: "kur flet populli, nuk flet burokracia", është shndërruar në kryel...

10:48

Drama e PD-së ka emrin e Berishës

Partia Demokratike po përjeton ditët e saj më të zymta duke kërkuar të unifikohet rreth figurës së Sali Berishës, që prej më shumë se pesë vitesh po e tërh...

09:15

Rama, si Mao i revolucionit kulturor

Pasi e ka denigruar për katër vjet elektoratin e partisë opozitare duke e quajtur “dele” dhe kryetarin e saj “dështak”; pasi ka punuar për të kastruar shoqërinë...

14:18

Ç'po ndodh me Erdoganin një vit pas puçit?

Kjo javë shënon përvjetorin e parë të tentativës së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, një përpjekje të cilën...

10:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI