Flash

E bujshme/ Xhaka nuk pranoi të takonte Panuçin

Lapsi.al 31 July 2017
E bujshme/ Xhaka nuk pranoi të takonte Panuçin

Mesfushori Taulant Xhaka u largua para disa muajsh nga kombëtarja shqiptare duke pretenduar se sjellja jo e drejtë e trajnerit Xhani De Biazi karshi tij e shtyu të merrte vendimin që të mos ishte më pjesë e kuqezinjve për aq kohë sa italiani do të ishte në krye.

Me emërimin e Kristian Panuçit në krye të Shqipërisë, futbollisti i parë që pritej të afrohej në skuadër ishte Xhaka, megjithatë ky i fundit duket se nuk e ka pasur me De Biazin problemin në kombëtare.

“Panorama Sport” shkruan se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Panuçi ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të ku do të dikutohej kthimi në kombëtare. Mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes.

Ky veprim i Xhakës e ka lënë padyshim të shokuar Kristian Panuçin, i cili tashmë me shumë mundësi ia ka mbyllur derën e kombëtares përfundimisht mesfushorit.

Të këshilluara

Operacioni financiar/ Neymar drejt Parisit

Telenovela e verës ajo e kalimit të Neymarit nga Barcelona në PSG po shkon drejt përfundimit. Tashmë të gjithë janë të bindur, Neymar do të largohet gjatë kësaj...

15:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI