Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare?
Baris Arduc -edhe pse ka lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.
Kivanc Tatlitug- Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare.
Deniz Barut- aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare në një urim që i ka bërë të atit. “I dashur baba, i forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. “Ti bëhu shumë i fortë dhe qendro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi.” – ka qenë urimi i aktores
Engin Altan Düzyatan-36-vjeçari është aktor dhe prezantues shumë i njohur në Turqi, por tashmë edhe për publikun shqiptar.
Me Shqipërinë ai e ka një lidhje, pasi origjina e tij është shqiptare, thuhet në Cv-në e tij në Wikipedia. Jemi të sigurt që pas këtij fakti shqiptarët, do ta duan edhe më shumë yllin, Engin Altan Düzyatan.