Flash

Trajneri ri i Kukësit, Presidenti i Luftëtarit: Do e çoj në gjyq, akoma 1 vit kontratë me ne

Lapsi.al 29 July 2017
Trajneri ri i Kukësit, Presidenti i Luftëtarit: Do e çoj

Nuk ka më dilema se kush do të jetë trajneri i Kuksit, Tashmë është zyrtare dhe drejtimin e stolit të verilindorve e merr trajneri serb Mlladen Milinkoviç. Milinkoviç ka drejtuar vitin e kaluar Lufttarin dhe bri nj kampionat mjaft të suksesshm. Serbi pritet të prezantohet sot në orën 11-të në zyrat e klubit të Kukësit. Tek Kukësi, Milinkovic zë vendin e të larguarit Ernest Gjoka, që u shkarkua pavarësisht se kishte fituar titullin e parë në histori të Kukësit duke vuajtur pasojat e eliminimit në Champions League.

Ndërkohë, Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka reaguar mjaft ashpër pasi trajneri serb Mlladen Milinkoviç është prezantuar sot te Kukësi si kreu i ri i pankinës së kampionëve. Në një prononcim për të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka bërë me dije se do ta çojë në gjyq trajnerin pasi ky i fundit ka një kontratë në fuqi me klubin e Luftëtarit.

Milinkoviçin e çoj në gjyq. Ështq e turpshme që si ai dhe Kukësi marrin guximin të dalin para mediave, në një kohë që trajneri ka edhe 1 vit kontratë me ne. Ka pasur shumë kohë më parë biseda me Kukësin, ndihemi të tradhtuar. Tani shihemi ne gjyq”, - tha Tavo.

Të këshilluara

FOTO/ Vajza e Allegri shijon plazhin

Valentina Allegri me bikini çmend plazhin dhe rrjetet sociale. Ky është një nga titujt e medieve italiane që postojnë foto të vajzës së trajnerit të Juventus. /...

15:41

Zbulohet e ardhmja e De Biasit... Japonia

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri. Pas...

21:07

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI