Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Zayn Malik: "Po përpiqem të mund ankthin"

Lapsi.al 27 July 2017
Zayn Malik: "Po përpiqem të mund ankthin"

Zayn Malik e nisi karrierën e tij si solist, por që pas shkëputjes nga grupi “One Direction”, është parë shumë pak duke performuar live në koncerte.

Dhe duket se shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e 24- vjeçarit, pasi ai ka shpesh ankth që nuk e lë të këndojë live.

Vitin e kaluar, 24- vjeçari anuloi koncertin e tij “Capital Summertime Ball” vetëm pak minuta para se të ngjitej në skenë, dhe më pas postoi një mesazh të përzemërt për fansat e tij.

“Për fat të keq ankthi që më ka ndjekur muajt e fundit, ka marrë më të mirën nga unë. Unë nuk mund t’ju kërkoj falje, por dua te jem i sinqertë me ju që me keni pritur me padurim të më shihni. Unë ju premtoj që do të bëj çmos që ta superoj këtë gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe dëshirën e tij për të pasur një jetë minimaliste. Kur bleu shtëpinë në LA, të gjithë mendonin se do të ishte super e mobiluar, por nuk paska ndodhur kështu. Atij i ka mjaftuar vetëm një dyshek ku të shtrihej dhe kaq, kjo gjë e lumturonte shumë.

Kam fjetur për 6 muaj vetëm në një dyshek, nuk doja të bëjë gjë tjetër, më pëlqentë mënyra se si ndihesha minimalist”, shprehet ai.

Por edhe sot pas një viti, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar për 24- vjeçarin. Zayn ka rrëfyer në intervistën për “Vogue”, teksa po bënte setin fotografik me të dashurën e tij Gigin, se po përpiqet fort të mundë ankthin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI