Flash

VIDEO/ Dopietë e Eder, Inter mund Bayern Munich

Lapsi.al 27 July 2017
VIDEO/ Dopietë e Eder, Inter mund Bayern Munich

Pas humbjes së thellë ndaj Milanit me rezultatin 4-0, sot bavarezët kanë pësuar një tjetër humbje, kësaj here ndaj Interit të Luçiano Spaletit. Zikaltërit kanë fituar me rezultatin 2-0 në miqësoren e turneut ICC falë dopietës së italo-brazilianit Eder në minutat 8-të dhe 30-të. Ditën e shtunë Inter do të ndeshet me Çelsin e Antonio Kontes. Miqësoren e radhës skuadra gjermane e Karlo Ançelotit do ta zhvillojë më datën 1 gusht kundër skuadrës angleze të Liverpulit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI