Flash

Hiti " Despacito vidhet nga Presidenti i Venezuelës dhe e përdor për qëllime politike (Video)

Lapsi.al 27 July 2017
Hiti " Despacito vidhet nga Presidenti i Venezuelës dhe e përdor

Presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro ka prezantuar në spektaklin e tij të përjavshëm televiziv të dielën, një version të ri të hitit botëror “Despacito”.

Teksti i këngës ishte përshtatur në mënyrë që të propagandonte planet e presidentit për një asamble të re qytetare.

Jo prej shumë kohësh “Despacito” u shpall si kënga më e transmetuar në histori dhe mesa duket qeveria venezueliane nuk ka ngurruar ta përdori atë për qëllime propagandistike.

Këngëtarët nga Portoriko të hitit botëror, Luis Fonci dhe Daddy Yankee kanë reaguar të zemëruar përmes mediave sociale.

“Në asnjë moment nuk u pyeta e as kam autorizuar përdorimin apo ndryshimin e tekstit të “Despacito” për qëllime politike, e aq më pak, do ta bëja këtë në mesin e një situate të mjerueshme siç është ajo që po përjeton sot Venezuela, një vend të cilin e dua shumë”,shkruan Fonsi.

“Muzika ime është për të gjithë ata që duan të dëgjojnë e ta shijojnë, e jo të përdoret si propagandë politike në përpjekje për të manipuluar vullnetin e një populli që thërret për liri”, vazhdon ai.

Ndërkohë Daddy Yankee postoi në Instagram një foto të Maduros me një kryq të madh të kuq sipër. “Fakti që në mënyrë të paligjshme ke përvetësuar këtë këngë nuk krahasohet dot me krimet që ke kryer e vazhdon të kryesh në Venezuelë”, shkruan këngëtari.

Të këshilluara

Zayn Malik: "Po përpiqem të mund ankthin"

Zayn Malik e nisi karrierën e tij si solist, por që pas shkëputjes nga grupi “One Direction”, është parë shumë pak duke performuar live në koncerte. Dhe duke...

15:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI