Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Britania ndalon makinat me naftë pas vitit 2040

Lapsi.al 27 July 2017
Britania ndalon makinat me naftë pas vitit 2040

Qeveria britanike pritet të lajmërojë ndalimin e prodhimit dhe rrjedhimisht përdorimit të makinave me naftë që prej vitit 2040.

Pjesë e paketës për të mbrojtur ambientin është edhe një fond prej 255 milion stërlinash për të ndihmuar këshillat lokalë të përballen me ndotjen aktuale të makinave me naftë, në kuadër të fondit të përgjitshëm prej 3 miliard stërlinash për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Para se të skadojë afati final i vendosur nga gjykata e lartë, qeveria do të publikojë strategjinë e saj për ajrin dhe në favor të makinave elektrike. Gjykata ndërhyri pas një beteje të gjatë ligjore dhe detyroi qeverinë që të hartonte plane të reja për tu përballur me nivelet e lartë të dioksidit të azotit.

Lëvizja britanike vjen ndërsa masa të tilla janë marrë edhe nga vende të tjera, më e fundit Franca që gjithashtu lajmëroi ndalimin e makinave me naftë pas vitit 2040. Por si në rastin e Francës, edhe në atë të Britanisë, nuk kanë munguar kritikat. Ekspertët e ambientin thonë se ambienti i ndotur ku jetojnë 40 milion njerëz në Britani ka nevojë për ndërhyrje tani dhe jo pas 23 vjetësh. Ndërsa ekspertë të teknologjisë thonë se ndalimi i makinave naftë në vitin 2040 është i pavlerë, pasi deri atëherë ato do të jenë zhdukur automatiksiht si pasojë e përparimit të teknologjisë./tch

Të këshilluara

Loja e Erdoganit me zjarrin

Presidenti i Turqisë Erdogan po ia sharron vet këmbët karriges së vet. Turqia varet onomikisht nga Gjermania. Tani edhe Berlini paralajmëron masa kundër Turqisë...

18:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI