Meryem Uzerli dhe Kenan kanë nisur punën për serialin “Cingöz Recai”. Fotot e para nga sheshi i xhirimeve sapo janë publikuar dhe aktorët duken shumë të përshtatshëm me njëri-tjetrin.
Pak muaj më parë, pasi konfirmuan projektin dhe firmosën kontratat, aktorja e njohur për rolin e Hyrremit në serialin “Sulejmani i madhërishëm” deklaroi se ishte shumë e kënaqur që do të punonte me Kenan: “Jam shumë e gëzuar për këtë rol. E kam vlerësuar gjithmonë Kenan. Është një aktor i pashëm dhe shumë i talentuar. Më pëlqen shumë si aktor...” – tha Hyrrem pak javë më parë kur u pyet për Kenan.