Flash

E kryer/ Milan merr Sanches për 40 milionë euro

Lapsi.al 26 July 2017
E kryer/ Milan merr Sanches për 40 milionë euro

Milan merr Renato Sanches. E zbulon e përditshmja franceze L'Équipe. Sipas saj është tashmë e mbyllur marrëveshja mes Bayern Munich dhe Milan. Shuma e derdhur në arkat e gjermanëve është 40 milion euro. Portugezi i datëlindjes “97 kishte një kontratë deri në vitin 2021. Ai u rrit te Benfica dhe më pas shkoi në Gjermani për 35 milionë euro. Me Bayern luajti 35 ndeshje në sezonin 2016-2017, nga të cilat 6 në Champions League. Në kombëtare ka 13 ndeshje ku ka shënuar edhe një gol./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI