Flash

Prapaskenat/ Juventus ofroi 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli tha: “JO”

Lapsi.al 25 July 2017
Prapaskenat/ Juventus ofroi 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli

“Juventus bëri një ofertë konkrete te Napoli për të blerë Hysajn”. Janë fjalët e gazetarit të “La Repubblica” Antonio Corbo për Canale 8. Sipas tij pak ditë më parë kampionët e Italisë bënë një telefonatë në klubin e Napolit duke ofruar 40 milion euro për mbrojtësin shqiptar. Ishte një ofertë e konsiderueshme, por Napoli ngriti një mur të lartë duke refuzuar çdo tratativë për shqiptarin: “Hysaj nuk preket”- ishin fjalët e klubit të Napolit.

Ndërsa portali lokal Iamnaples.it shkruan se pati kontakte mes Fabio Paratici dhe Cristiano Giuntoli për Hysajn, por nuk vijuan më tej për shkak të nervozizimit që ekziston te tifozeria e Napoli për transferimin e Higuain verën e kaluar.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por mediat kanë përmendur vazhdimisht interes në drejtim të tij brenda dhe jashtë Italisë. 23-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e drejtuar nga Maurizio Sarri.

Elseid Hysaj është pjesë e Serie A prej 3 sezonesh, fillimisht me Empoli ku u formua si lojtar dhe më pas me Napoli. Sezonin e kaluar per kartonin e tij u interesuan edhe Bajerni i Mynihut, Arsenal apo Celsi. Hysaj rinovoi kontratënn një vit më parë dhe klauzola e largimit për ata që duan të blejnë shqiptarin është 50 milion euro.  

 

Të këshilluara

Talenti shqiptar transferohet te Juventusi

Jo vetëm goditje “big” në merkato, klubi i Juventusit iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen. Mediat itali...

18:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI