Flash

Gjici kundër Gjokës: Trajneri dëmtoi klubin që nuk dha dorëheqjen

Lapsi.al 25 July 2017
Gjici kundër Gjokës: Trajneri dëmtoi klubin që nuk dha

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka piketuar se cilët janë shkaktarët e eliminimit të skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve. Kryesori është padyshim trajneri Ernest Gjoka, i cili sipas presidentit, nuk kishte eksperiencë për aktivitete të tilla, duke gabuar edhe me zgjedhjen e gjuajtjes së penalltisë nga Pejiç, edhe pse Gjici e kishte paralajmëruar që të mos e bënte një gjë të tillë.

“Unë kam bërë një analizë në mendjen time duke qenë gjakftohtë për elementët që nuk arritëm dot ta kalojmë këtë tur. Natyrisht mungesa e eksperiencës së këtij trajneri. Ajo që më ngeli peng, po të isha unë trajner, Peron nuk do ia lija të gjuante penalltinë. I është thënë dhe para ndeshjes që po doli rast penalltie, Pero nuk ishte në gjendje më as që të gjuante penallti. Po të isha unë, do ia lija Eminit”, - u shpreh Gjici në një intervistë për “Top Channel”.

Numri “një” i Kukësit shkon deri aty sa vë në diskutim profesionalizmin e Gjokës, i cili sipas tij dëmtoi klubin dhe nuk kishte pse pretendonte rinovimin.

“Gjithmonë, turi i parë ka qenë testi i trajnerit. Nëse ka trajner profesionist, kur e sheh që dëmtoi klubin, dëmtoi veten, dëmtoi anën financiare dhe historinë. Pa i thënë fare klubi, duhet ta jepte dorëheqjen vetë”.

Edhe pse Skënder Gega ka pranuar publikisht negociatat me Gjicin, ky i fundit ka filluar të ëndërrojë për trajnerë të huaj në stolin e skuadrës së tij.

“Në kaq vite unë nuk kam punuar ndonjëherë me trajnerë të huaj. Por ka ardhur momenti që nuk ka burime të tjera që ne të marrim trajnerë shqiptarë, për një ekip që pretendon”.

Ndërkaq, ai i mbyll rrugën largimeve të lojtarëve, duke deklaruar se ka rinovuar me pjesën më të madhe të tyre, ndërsa është ende në mëdyshje nëse do të mbajë Pejiçin.

“Shameti, Karioka, Emini është mbyllur kontrata. Dje kam negociuar me të, ka qenë nën kontratë por kam negociuar dhe e kam vlerësuar akoma më shumë. Koliçi është nën kontratë, mund ta verifikoni lehtësisht në Federatë. Pero Pejiç i ka përfunduar kontrata, por pastaj do të mendojmë ne a do ta mbajmë më Pero Pejiç apo jo”.

Në fund, një deklaratë edhe për çështjet e trukimeve të ndeshjeve dhe hetimeve në Austri kundër pjesëtarëve të skuadrës së tij.

“Ne u bëmë kampionë për herë të parë dhe filluan menjëherë sulmet nga Shqipëria. Në dijeninë time nuk ka pasur asnjë farë prove, asnjë farë problemi”, - tha Gjici.

Të këshilluara

Talenti shqiptar transferohet te Juventusi

Jo vetëm goditje “big” në merkato, klubi i Juventusit iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen. Mediat itali...

18:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI