Flash

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

Fustani i Kate Middleton fshihte një detaj të vogël, po domethënës

Lapsi.al 25 July 2017
Fustani i Kate Middleton fshihte një detaj të vogël, po

Kate Middleton mendohet mirë për garderobën që zgjedh gjatë tureve të saj mbretërore, duke përzier gjithnjë markat e stilistëvë me të mirë britanikë me markat e vendeve që ajo viziton.

Por duket se gatishmëria e dukeshës për t’i dhënë rëndësi kulturës të vendeve që viziton e kapërcen etiketën, shkruan Cosmopolitan.

Në turneun e fundit të dukës dhe dukeshës në Poloni dhe në Gjermani, Kate u shfaq me një shumëllojshmëri fustanesh shumëngjyrëshe madje dhe të guximshme.por kishte diçka në to, një sekret plot kuptim, që nuk do ta mësonin po të mos ishte “Marie Claire”.

Kur Kate veshi fustanin e stampuar nga Markus Lupfer në ditën e saj të fundit në Berlin, ajo nuk mbështeti thjesht stilistin gjerman. Nëse do ta shikonit nga afër, do të kuptonin se  në atë gjelbërim, kishte ilustrime zogjsh. Shqiponjash, në veçanti.

E në rast se nuk keni dijeni për zogjtë që kanë domethënënie anëkënd botës, shqiponja pra është zogu kombëtar i Gjermanisë dhe Kate duke veshur atë fustan, në mënyrën e saj  tregoi me shumë gjasa, nderimin për vendin.

Të këshilluara

Shpërthen Aulona Musta: "Postier të paaftë"

Aulona Musta është përballur me një situatë të pakëndshme në postën shqiptare dhe kjo ka bërë që ajo të “shpërthejë”. Në një postim në rrjetet sociale, Aulon...

13:22

Eranda Libohova: S'kam ku çoj lekët

Duket se këngëtarja Eranda Libohova bën pjesë në atë grup këngëtaresh që ka mjaft të ardhura nga puna e saj profesionale.  Të paktën këtë ka lënë të kup...

14:08

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI