Flash

Eranda Libohova reagon ndaj portaleve pas deklaratës së saj për paratë

Lapsi.al 25 July 2017
Eranda Libohova reagon ndaj portaleve pas deklaratës së saj për

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Eranda Libohova pushtoi rrjetet sociale me një deklaratë të sajën. Ajo ishte shprehur me humor në një intervistë televizive se nga profesioni i saj siguron të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetësën, aq sa nuk di se ku të çojë paratë. Ajo ka shtuar duke qeshur se i shpenzon me udhëtime dhe shopping.

Kjo deklaratë e këngëtares është keqkuptuar nga masa e gjerë e portaleve në vend, të cilët kanë tentuar ta bëjnë këngëtaren objekt talljeje. Ja se si u është kundërpërgjigjur atyre Eranda, në një postim në profilin e Instagram:

‘Bela e madhe! Shikoni si shpifin portalet shqiptare ‘Jetërat, Lapsërat, Bomberat, Xingërat, këta shpifësa të pacipë që kur vjen puna për arsye interesash nxjerrin edhe hajdutët e mashtruesit më të mëdhenj të popullit si burrat më të ndershëm kurse për ne njerëzit e punës që lodhemi të fitojmë me dinjitet paratë tona pikërisht për ne transformojnë edhe një humor në lajm. Mendojnë se tallen me publikun dhe me njerëzit e punës këta opinionbërësat e rremë. Më lejoni t’ju jap një këshillë, si Eranda qytetare, nëse keni ndopak dinjitet për të vërtetën dhe po patët këllqe, merruni me problemet e vërteta të këtij vendi jo me sajesa të trasha për të cilat duhet t’ju skuqet edhe juve faqja.’

Të këshilluara

Shpërthen Aulona Musta: "Postier të paaftë"

Aulona Musta është përballur me një situatë të pakëndshme në postën shqiptare dhe kjo ka bërë që ajo të “shpërthejë”. Në një postim në rrjetet sociale, Aulon...

13:22

Eranda Libohova: S'kam ku çoj lekët

Duket se këngëtarja Eranda Libohova bën pjesë në atë grup këngëtaresh që ka mjaft të ardhura nga puna e saj profesionale.  Të paktën këtë ka lënë të kup...

14:08

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI