Dënimi i Krenar Çoçajt me gjashtë muaj burg dhe përfshirja e Getoar Selimit në këtë çështje si dëshmitar, që rrëfeu rrahjen e Ledri Vulës, duket se ka krisur paksa marrëdhënien e dy motrave dhe baxhanakëve nga Kosova raporton sot Panorama. Si fillim, u krijua hendeku midis dy kunetërve, por pa dyshim që nuk mbeten jashtë as Marina dhe Luana Vjollca.
Portalet kanë nisur me shkrimet se situata mes dy kunetërve nuk është aspak miqësore, situatë që ka ndikuar te marrëdhënia në çift e Getoarit me Marinën. Sipas mediave të Kosovës, çiftet madje nuk flasin me njëri-tjetrin, pasi kjo ka ndikuar në marrëdhënien shumë të ngushtë të motrave vetëm me një vit diferencë njëra nga tjetra.
Para kësaj situate, vetë reperi ka shprehur mbështetjen e tij për kunatën, pasi ajo publikoi klipin “Benzina”. Nuk vonoi shumë dhe Luana ia ktheu Getoarit me një zemër, duke dëshmuar kështu se marrëdhënia mes tyre ishte e pathyeshme.