Flash

Agjenti i Hysajt: Mbrojtësi ka refuzuar një klub të madh europian

Lapsi.al 22 July 2017
Agjenti i Hysajt: Mbrojtësi ka refuzuar një klub të madh europian

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka deklaruar se mbrojtësi shkodran ka refuzuar një ofertë nga një prej klubeve më të mira europiane.

“Hysaj është 100% i bindur se do të fitojë titullin em Napolin, sepse ndryshe do të kishte ikur. Ka marrë një ofertë serioze, konkrete dhe reale, nga një prej klubeve më të mira europiane, ku do të përfitonte shumë më tepër sesa fiton këtu në Napoli, por as që donte të mendojë për t’u larguar”, u shpreh Giuffredi.

Agjenti i shkodranit të kombëtares nuk e tregon emrin e ekipit që kërkoi me ngulm mbrojtësin, por zbuloi një detaj të vogël.

“Emrin e skuadrës nuk mund ta them absolutisht, por mund t’ju them se është një ekip që është renditur në dy vendet e para, në një nga ligat më të mira europiane”, u spreh agjenti.

Hysaj po përgatitet të fillojë sezonin e tretë te Napoli, ku është shndërruar në një titullar fiks i formacionit të trajnerit Sarri dhe protagonist në repartin e mbrojtjes.

Të këshilluara

Talenti shqiptar transferohet te Juventusi

Jo vetëm goditje “big” në merkato, klubi i Juventusit iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen. Mediat itali...

18:54

Zhvishet gruaja e Bonuccit (Foto +18)

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i ri i Milanit, ka përfunduar përsëri në faqet e para të mediave italiane, këtë radhë për shkak të bashkëshortes. E përjavshmja “...

16:56

Xhani De Biasi tregon lidhjen me Panucci-n

Emri i Panuçit nuk ka qenë ai që Xhani De Biasi i ka këshilluar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që të punësonte në postin që ish-trajneri kishte ...

07:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI