Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Krisja Gjermani-Turqi/ Ministri i Merkel: Turqia po vepron si ish-Gjermania komuniste

Lapsi.al 21 July 2017
Krisja Gjermani-Turqi/ Ministri i Merkel: Turqia po vepron si ish-Gjermania

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble e krahasoi dje Turqinë me ish-Gjermaninë Lindore komuniste. Ky krahasim erdhi një ditë pasi qeveria Gjermane kërcënoi se do të vendoste sanksione kundër Ankarasë lidhur me arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Turqia po i kryen arrestimet në mënyrë arbitrare duke mos respektuar standardet”, tha Wolfgang Schaeuble për gazetën gjermane “Bild”.

“Mënyra sesi po vepron Turqia, më kujton atë që dikur ndodhte në ish-RDGJ”, tha ai duke iu referuar ish-Republikës Demokratike Gjermane.

Më 5 korrik, autoritetet turke arrestuan gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut , përfshirë Idil Eser, drejtoreshën e “Amnesty International” në Turqi , Ali Gharavi në Suedi dhe Peter Steudtner në Gjermani, gjatë një konference mbi sigurinë dixhitale, zhvilluar në Stamboll.

“Amnesty International” ka pohuar se ata janë akuzuar për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur pa qenë anëtarë.

Berlini paralajmëroi dje se çdo gjerman që udhëtonte në Turqi rrezikonte të arrestohej në mënyrë arbitrare, ndërsa kërkoi rishikimin e këshillave të tij për të mbrojtur më mirë qytetarët.

Të këshilluara

Loja e Erdoganit me zjarrin

Presidenti i Turqisë Erdogan po ia sharron vet këmbët karriges së vet. Turqia varet onomikisht nga Gjermania. Tani edhe Berlini paralajmëron masa kundër Turqisë...

18:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI