Flash

Kina ndalon Justin Bieber të japë koncert

Lapsi.al 21 July 2017
Kina ndalon Justin Bieber të japë koncert

Justin Bieber do të udhëtojë në Azi për “Purpose World Tour” dhe në kalendarin e koncerteve mungon Kina.
Autoritetet kineze e kanë ndaluar atë që të performojë në Pekin. E gjithë kjo ka shkaktuar zemërimin e fansave të tij, që kanë pyetur tek Zyra e Kulturës se përse nuk lejohet të këndojë për ta “një artist me vlera të jashtëzakonshme si Justin Bieber”. Përgjigjja ka qenë e shkurtër dhe e thjeshtë përmes faqes zyrtare të internetit të Zyrës së Kulturës. “Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por gjithashtu edhe një këngëtar i huaj problematik. Ne na shqetëson fakti që ai është përfshirë në një seri sjelljesh të pahijshme të shfaqura edhe gjatë një performance në Kinë, çka shkaktoi mospëlqimin e publikut”, thuhet në deklaratë./Tch

Të këshilluara

10 albumet më ikonike të viteve 90'

Vitet 1990 ishin një kohë e mrekullueshme për të dëgjuar muzikë. Nuk ka patur kurrë një dekadë në të cilën ka patur kaq shumë stile të ndryshme të muzikës të ci...

09:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI