Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Besnik Hasi tek Olimpiakosi sulmohet nga ekstremistët grekë

Lapsi.al 21 July 2017
Besnik Hasi tek Olimpiakosi sulmohet nga ekstremistët grekë

Tanimë të gjithë e dinë që shumë grekë e kanë të vështirë të “komandohen” nga një shqipëtar. Këtë po e provon në shpinën e tij edhe tekniku i klubit më të madh helen të futbollit, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi. Që kur ka nisur punën si drejtues i formacionit bardhe kuq, ekstremizmat nacionalistë nuk po i ndahen Hasit.

 Mbrëmë në ndeshjen miqësore ndaj Asteras Tripolis që përfundoi në barazimin 1-1 ultrasat grekë dolën me nëj banderolë  "Kosova është Serbi", ku tentohej të provokohej ai. Por problemet nuk përfunduan këtu.

Kur në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri që ka vetëm pak javë punë u prezantua me krenari: “Jam nga Kosova e Shqipërisë”, ai u ndodh përballë një të papriture.

Një gazetar në sallë, që ka ndezur jo pak opinionin në Greqi dhe Serbi u përgjigj flakë për flakë: “Zotëri jeni gabim, Kosova është e Serbisë”.

Grupimet e ultrasve të Olimpiakos kanë marrëveshje bashkëpunimi dhe ruajnë raporte miqësore me tifozët radikalë të Crvena Zvezdës dhe grupin famëkeq Delije, çka nuk do ta ndihmojë Besnik Hasin në punën e tij.

Nëse kësaj i shtohen përballjet e radhës në Ligën e Kampioneve ndaj Partizanit të Beogradit me të parën në 25 korrik, si dhe ritet fetare të zakonshme që jo çdokush i pëlqen, te Olimpiakos situata bëhet vërtet e nxehtë.

Që kur emri i Hasit doli si kandidat pëe stolin e Olimpiakosit sulmet ndaj tij nuk kanë rreshtur. Disa media e kanë kritikuar klubin e madh për “verbërinë” që tregoi Besnik Hasit. Madje, ato shkuar edhe më larg, duke qëmtuar analistë sportivë belgë belgë të gatshëm ta kryqëzojnë Hasin qoftë si një lojtar legjendar të Anderlechtit qoftë si trajner të gjigantit belg.

Përgjigja e tyre ka qenë negative. Konkluzioni i tyre ka qenë se Hasi nuk ka kapacitet për të udhëhequr një klub të madh si Olympiacosi. “Edhe pse Hasi ishte futbollist legjendar i Anderlechtit, vetë tifozët e kërkuan largimin e tij nga ky klub”, u ka thënë mediave greke gazetari belg, Bob Fesen. Dhe episode të tilla janë përdorur për ta kryqëzuar trajnerin shqiptar. (lapsi.al)

Të këshilluara

Zhvishet gruaja e Bonuccit (Foto +18)

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i ri i Milanit, ka përfunduar përsëri në faqet e para të mediave italiane, këtë radhë për shkak të bashkëshortes. E përjavshmja “...

16:56

Xhani De Biasi tregon lidhjen me Panucci-n

Emri i Panuçit nuk ka qenë ai që Xhani De Biasi i ka këshilluar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që të punësonte në postin që ish-trajneri kishte ...

07:01

Mesazhi i Ramës për Christian Panuccin

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të kombëtares shqiptare Christian Panucci, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh duke i uruar atij që ta mbajë me...

12:50

Panucci fillon menjëherë nga puna

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka filluar menjëherë nga puna. Pasi dha konferencën për shtyp  ai ka vendosur të shikojë ...

12:19

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI